NATYRA NË SHËRBIMIN E BUJQËSISË

Prodhimi bujqësor i vlerës së lartë natyrore:


Koncept i cili ruan natyrën dhe biodiversitetin dhe njëkohësisht mundëson prodhimin e qëndrueshëm të ushqimit dhe zhvillimin e komuniteteve rurale.

Përse koncepti i prodhimit bujqësor të vlerës së lartë natyrore është i rëndësishëm për bujqësi?


Së pari sepse nënkupton ruajtjen e sistemeve tradicionale bujqësore të intensitetit të ulët (fermat e vogla dhe të mesme). Shumë habitate dhe llojetë rrezikuara gjithashtu varen nga praktikat tradicionale bujqësore, të cilat ky koncept synon t’i mbrojë dhe t’i mbështesë .


Më hollësisht

Klikoni te shteti për më shumë informacione mbi gjendjen aktuale dhe potencialin për zhvillimin e prodhimit bujqësor me vlerë të lartë natyrore

* Ky emërtim nuk cenon qëndrimet për statusin dhe është në përputhje me Rezolutën nr. 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe me Opinionin e GjND-së „Për deklaratën e pavarësisë së Kosovës“

Serbia Kosova * Mali i Zi Shqipëria SEVERNA
MAKEDONIJA

Ballkani Perëndimor
Toka pjellore për prodhimin bujqësor me vlerë të lartë natyrore

Në pjesën më të madhe të Ballkanit Perëndimor, bujqësia është dega më e rëndësishme e ekonomisë. Për shekuj me radhë, bujqësorët shfrytëzojnë potencialin e lartë natyror të këtij rajoni për të kryer aktivitete të ndryshme bujqësore. Pjesa e zonës bujqësore këtu zë 40% të territorit, ndërsa blegtoria dhe lavërtaria, si dy shtylla mbështetëse të bujqësisë, janë thellësisht të rrënjosura në çdo segment të shoqërisë.

Ballkani Perëndimor, me pasuri të jashtëzakonshme të botës bimore dhe shtazore, është një nga pjesët më të pasura të Evropës në aspektin e biodiversitetit.Ka shumë lloje endemike (llojet që jetojnë vetëm në Ballkanin Perëndimor) dhe habitate karakteristike, shumë prej të cilave kanë rëndësi evropiane ose globale për ruajtjen. Dendësia e popullatës së llojeve të ndryshme të përmendura në Listën e Kuqe të Llojeve të Rrezikuara është dy deri në katër herë më e lartë se në 15 vende anëtare më të vjetra të BE-së (EEA, 2010).

Më hollësisht

MERRNI NJOFTIME NË POSTËN ELEKTRONIKE

Top