Bujqësi e Qëndrueshme

Održiva poljoprivreda

Prodhimi i qëndrueshëm bujqësor u shfaq si nevojë për të krijuar mënyra të prodhimit bujqësor që nuk degradojnë burimet natyrore, të cilat në të njëjtën kohë u sjellin rendimente dhe të ardhura të mëdha prodhuesve bujqësorë.

Meqenëse bujqësia varet kryesisht nga shërbimet e ofruara nga ekosistemet, bujqësia e qëndrueshme synon të zvogëlojë ndikimet negative antropogjene në mjedis, përmes përdorimit efikas, ruajtjes dhe përmirësimit të cilësisë së burimeve natyrore.

Burimet natyrore të prezervuara dhe përmirësimi i cilësisë së mjedisit në sistemet e prodhimit të qëndrueshëm janë në shërbim jo vetëm të gjeneratave të sotme, por edhe të atyre që vijnë.

Prodhimi bujqësor i qëndrueshëm nënkupton që fermerët janë aktivisht të përfshirë në procesin e vendimmarrjes dhe kanë dobi konkrete nga zhvillimi ekonomik, kushte të mira pune dhe çmime të mira për produktet e tyre bujqësore.

Koncepti i bujqësisë së qëndrueshme mund të përkufizohet si një sistem i integruar i praktikave bimore dhe shtazore të prodhimit që për një afat të gjatë plotësojnë nevojat e njerëzve për ushqim, ruajnë cilësinë e mjedisit dhe të burimeve natyrore, kanë vlera të larta ekonomike dhe përmirësojnë cilësinë e jetës së fermerëve, komunitetit vendor dhe shoqërisë në tërësi (FAO).


Bujqësia e qëndrueshme përfshin tri aspekte të qëndrueshmërisë: atë shoqëror, ekonomik dhe ruajtjen e cilësisë së mjedisit. Nëse një nga këto aspekte injorohet, vihet në pikëpyetje qëndrueshmëria e të tjerëve. Ajo është kyçe për zhvillim afatgjatë social-ekonomik të secilit vend, gjë që ndodh veçanërisht në vende në zhvillim, sepse bujqësia ka ndikim të fortë në sektorët e tjerë të shoqërisë dhe është një nga shtyllat më të rëndësishme të mirëqenies dhe të zhvillimit të shoqërisë.


Përfitimet nga bujqësia e qëndrueshme ndihen nga të gjithë - nga prodhuesit bujqësorë që kanë përfitime të drejtpërdrejta ekonomike dhe qasje më të mirë në treg, nëpërmjet ekonomisë dhe fitimeve në rritje për shkak të prodhimit të produkteve cilësore, konsumatorët të cilët mund të zgjedhin ushqim cilësor, të sigurt dhe të shëndetshëm në treg.

BUJQËSIA E QËNDRUESHME

ZHVILLIMI I EKONOMISË
RURALE

Prodhimi bujqësor me intensitet të ulët, produktet cilësore ushqimore, zanatet tradicionale dhe turizmi rural mund të jenë thelbi i zhvillimit të qëndrueshëm rural në tërë Ballkanin Perëndimor.

ZHVILLIMI I EKONOMISË RURALE

Bujqësia e qëndrueshme ndikon në zhvillimin e ekonomisë rurale. Duke rritur njohuritë dhe fuqizuar kapacitetin e komuniteteve në zonat rurale për të lëvizur drejt një bujqësie të qëndrueshme, krijohet potenciali për zhvillimin e aktiviteteve të tjera ekonomike që mbështeten në të. Gjatë viteve të fundit, vëmendje e veçantë i kushtohet potencialit të "turizmit të qëndrueshëm rural" si një nga sektorët kryesorë të ekonomisë rurale në vendet e Ballkanit Perëndimor, i cili kontribuon në krijimin e vendeve të reja të punës dhe të të ardhurave shtesë.Për shembull, prodhimi bujqësor me vlerë të lartë natyrore, si një aspekt i rëndësishëm i bujqësisë së qëndrueshme, është lidhur ngushtë me krijimin dhe mirëmbajtjen e zonave tradiocionale tëBallkanit Perëndimor dhe është mundësi për zhvillimin jo vetëm të turizmit rural, por edhe të eko-turizmit ose agro-turizmit.Prodhimi i qëndrueshëm bujqësor mund të sjellë një të ardhme ekonomike të qëndrueshme dhe një cilësi më të mirë jetese për komunitetet rurale.

PËRMIRËSIMI
I SHENDETIT
PUBLIK

Bujqësia e qëndrueshme na siguron ushqim të sigurt dhe të shëndetshëm me origjinë natyrore, i cili jo vetëm që nuk ka efekte negative për shëndetin e njeriut, por gjithashtu kontribuon në përmirësimin e tij.

PËRMIRËSIMI I SHENDETIT PUBLIK

Bujqësia e qëndrueshme ndikon në përmirësimin e shëndetit publik. Duke kufizuar përdorimin e pesticideve dhe kimikateve të tjera në bujqësi, komuniteteve rurale në Ballkanin Perëndimor u sigurohet uji i shëndetshëm, ajri i pastër dhe toka pjellore. Me kufizimin e përdorimit të antibiotikëve dhe të hormoneve në prodhimin blegtoral, dhe duke ngritur standardin e mirëqenies së kafshëve të fermës, përmirësohen siguria dhe cilësia e ushqimit të origjinës shtazore. Bujqësia e qëndrueshme u siguron konsumatorëve në zonat rurale dhe urbane ushqim të sigurt dhe të shëndetshëm me origjinë natyrore, i cili jo vetëm që nuk ka ndikim negativ në shëndetin e njeriut, por gjithashtu kontribuon në përmirësimin e tij.

ZBUTJA E PASOJAVE
TË NDRYSHIMEVE KLIMATIKE

Metodat e shumta të bujqësisë së qëndrueshme ndihmojnë fermerët për të mbrojtur prodhimin e tyre bujqësor nga efektet e ndryshimeve klimatike.

ZBUTJA E PASOJAVE TË NDRYSHIMEVE KLIMATIKE

Bujqësia e qëndrueshme kontribuon në zbutjen e efekteve të ndryshimeve klimatike. Praktikat që ndikojnë në ndryshimin e klimës, duke përfshirë përdorimin e gjerë të plehrave artificiale, prodhimin intensiv të blegtorisë, përdorimin e gjerë të pesticideve dhe shkatërrimin e pyjeve që janë filtra natyrorë të gazrave serrë, nuk janë të pranishme në bujqësinë e qëndrueshme ose janë të pranishmenë një shkallë shumë më të ulët.Ekzistojnë një sërë metodash të ndryshme të bujqësisë së qëndrueshme që mund të aplikohen për të mbrojtur fermerët nga efektet e ndryshimeve klimatike.Disa nga këto metoda përfshijnë: përshtatjen e prodhimit me kushtet vendore klimatike (mbjelljet e përziera ose rritja e racave autoktone), mbulimin e tokës së pambuluar ose të tokës midis të mbjellave me barin e kositur, sanën ose kashtën për të ruajtur lagështinë për më gjatë, ose ngritjen e një rezervuari për grumbullimin e ujërave të shiut.

PËRMIRËSIMI I MIRËQENIES
SË KAFSHËVE

Praktikat e bujqësisë së qëndrueshme janë në përputhje me nevojat e kafshëve, sepse ato nuk e dëmtojnë mirëqenien e tyre dhe në të njëjtën kohë janë të dobishme edhe për fermerët edhe për konsumatorët.

PËRMIRËSIMI I MIRËQENIES SË KAFSHËVE

Bujqësia e qëndrueshme përmirëson mirëqenien e kafshëve sepse nënkupton kushte më të mira për rritjen e tyre (p.sh. hapësirën më të madhe, kullotjen, dendësinë më të ulët tëpopullsisë, etj.). Kështu p.sh. kafshët që mbarështohen në sisteme të qëndrueshme që sigurojnë mirëqenien e kafshëve të fermës zakonisht janë më të shëndetshme, gjë që redukton vdekshmërinë, përdorimin e barnave veterinare dhe si rrjedhim edhe shpenzimet e prodhuesve.Përdorimi i kashtës dhe i hapësirës shtesë për derrat mund të rrisë shkallën e rritjes së tyre, ndërsa futja e objekteve për pasurimin e mjedisit, siç janë kashtë, gome, objekte të varura dhe të ngjashme, mund të reduktojnë ndjeshëm shfaqjen e kafshimit të veshëve dhe të bishteve, duke ulur kostot e prodhuesve. Në mënyrë të ngjashme, krahasuar me lopët me produktivitet të lartë, lopët me produktivitet më të ulët janë më të shëndetshme, më pjellore dhe jetojnë më gjatë, gjë që redukton kostot e zëvendësimit të individëve dhe rrit çmimin e shitjes së viçave.



Top
Warning: Use of undefined constant sr - assumed 'sr' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /home/orcars/public_html/sasb-eu.org/cms/template.php on line 750

Warning: Use of undefined constant en - assumed 'en' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /home/orcars/public_html/sasb-eu.org/cms/template.php on line 751

Warning: Use of undefined constant мк - assumed 'мк' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /home/orcars/public_html/sasb-eu.org/cms/template.php on line 752

Warning: Use of undefined constant sq - assumed 'sq' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /home/orcars/public_html/sasb-eu.org/cms/template.php on line 753