BUJQËSIA INTENSIVE

Intenzivna poljoprivreda

Toka pjellore në mbarë botën zhduket me një normë prej 12 milion hektarë në vit, por kjo nuk është e vetmja pasojë e prodhimit intensiv bujqësor.


Paralelisht me revolucionin industrial në shekullin e 19-të dhe veçanërisht në fillim të shekullit të 20-të, pati një rritje të ndjeshme të intensitetit të prodhimit bujqësor. Asokohe në praktikat bujqësore që lidhen me bujqësinë, është futur përdorimi i makinerive të rënda, sasive të mëdha të pesticideve dhe të plehrave minerale, me qëllim të rritjes së rendimentit për njësi të sipërfaqes. Diçka e ngjashme ndodhi edhe në blegtori.Zbulimi i vitaminave dhe roli i tyre në ushqyerjen e kafshëve në fillim të shekullit të 20-të, mundësoi mbarështimin e kafshëve në objekte të mbyllura, ndërsa zbulimi i antibiotikëve dhe i vaksinave e lehtësoi mbarështimin e një numri më të madh të kafshëve në një zonë më të vogël, duke reduktuar sëmundjet.

Përdorimi i pesticideve fillimisht ka vepruar si një praktikë e dobishme dhe joshëse për kontrollin dhe parandalimin e organizmave të dëmshëm, duke reduktuar ndjeshëm humbjet e rendimentit, por ndërkohë janë zbuluar pasoja të shumta të përdorimit të pesticideve për mjedisin dhe botën bimore dhe shtazore të egër.

Nga ana tjetër, shumë egjra dhe shkaktues të sëmundjeve, me kalimin e kohës, kanë fituar rezistencë ndaj pesticideve, duke i detyruar fermerët të përdorin gjithnjë e më shumë kimikate toksike në një sasi gjithnjë në rritje.

Intensifikimi i bujqësisë në aspektin e prodhimit blegtoral nënkupton mbajtjen e një numri të madh të kafshëve në një zonë shumë të kufizuar. Shumë parazite që mendohej se ishin nën kontroll, shpesh rishfaqen, pasi kafshët mbahen në kushte që korrespondojnë me zhvillimin dhe përhapjen e këtyre parazitëve, por gjithashtu edhe të shumë shkaktuesve të tjerë.

Kjo çon në rritje të përdorimit të pesticidevedhe antibiotikëve për të shmangur ngordhjen. Hulumtimet shkencore nga ekspertët e mëdhenj botërorë në fushën e shëndetit të njerëzve dhe të kafshëve ka treguar se përdorimi i tepërt i antibiotikëve dhe i hormoneve në prodhimin blegtoral ka pasoja të drejtpërdrejta për shëndetin e njeriut.

Mbi 98% të insekticideve dhe 95% të herbicideve në të vërtetë shkatërrojnë lloje që nuk janë të dëmshme (shkatërrimi i paqëllimshëm i armiqve natyrorë të dëmtuesve) ose këto substanca hyjnë në ujë, ajër ose tokë, duke i ndotur ata.

Klloçkat në kafaze me bateri mbajnë vezë deri në një maksimum prej 18 muajsh, ndërsa në kushtet që ua lejojnë lëvizjen e lirë, produktiviteti i tyre zgjat deri në pesë vjet.

Nga ana tjetër, kafshët nuk mund të shprehin nevojat bazike të sjelljes në kushte të tilla dhe shpesh bëhen agresivedhe lëndojnë njëra-tjetrën. Për ta ndaluar këtë, fermerët heqin pjesë të caktuara të trupit të kafshëve, për shembull sqepat te shpendët ose bishtat te derrat. Kafshët e mbarështuara në këto kushte dalin më shpejt nga procesi i prodhimit krahasuar me ato të mbarështuara në mënyrë jointensive.

Shihni se si bujqësia intensive ndikon tokën, ujin, ajrin dhe botën e egër:

TOKA

1/3 e tokës pjellore është humbur dhe vazhdon të zhduket në mbarë botën me normë prej 12 milion hektarë në vit. (WWF)

TOKA

Toka e shëndetshme dhe cilësore është e rëndësishme jo vetëm për prodhimin blegtoral, por edhe për atë bimor, pasi 90% e prodhimit total të ushqimit, fibrave dhe karbohidratëve varen prej saj.Toka është gjithashtu e rëndësishme për shëndetin e ekosistemeve sepse pastron ujin dhe mbështet biodiversitetin.Praktikat e prodhimit intensiv bujqësor çojnë në degradimin, ndotjen dhe pjellorinë e reduktuar të tokës:


      1. spërkatja gjithnjë më e madhe me pesticide çon në ndryshim të përbërjes kimike së tokës, ndërsa pesticidet, përveç dëmtuesve, shkatërrojnë lloje të tjera të bimëve dhe të kafshëve të dobishme në zonën e trajtuar;
      2. me kullotjen intensive të blegtorisë, kur fermerët lejojnë praninë e një numri të madh të kafshëve në zona të kufizuara kullotash, vjen një zhdukje e shpejtë të bimësisë dhe ngjeshjee tokës duke e shkelur atë. Toka e pastruar nga bimësia është dukshëm më e ndjeshme ndaj larjes së shtresës më të lartë pjellore.
      3. kultivimi intensiv i bimëve të kultivuara çon në shterimin e shpejtuar të lëndëve ushqyese nga toka, që shkakton humbjen e pjellorisë.
      4. duke eliminuar bimësinë me shkurre dhe bimët drunore nga toka bujqësore, ajo bëhet më e ndjeshme ndaj erozionit

Të gjitha këto praktika intensive zvogëlojnë ndjeshëm vlerën e tokës bujqësore, e cila në një moment nuk do të mund të përdoret më për prodhimtari të mëtejshme bujqësore.

UJË

Përdorimi i ujit do të dyfishohet çdo njëzet vjet. Kjo është dy herë më shumë se rritja e popullsisë globale(Consumer Federation of America)

UJË

Bujqësia intensive kërkon konsumin e një sasie të madhe të ujit. Kërkesa për ujë në bujqësi përbën 70% të përdorimit global të ujit, kurse në shumë vende më pak të zhvilluara edhe mbi 90%.


Shkaqet kryesore të konsumit të lartë të ujit në bujqësi intensive janë:

      1. sistemet e këqija dhe të pakujdesshme të ujitjes, të cilat çojnë në rrjedhje të ujit;
      2. metodat e ujitjes së tepërt të të korrave në tokat bujqësore;
      3. kultivimi itë korrave që nuk përshtaten me kushtet e klimës vendore dhe kërkojnë ujitje shtesë.

Rreth 1300 litra ujë nevojiten për prodhimin e një kilogram gruri, kështu që për prodhimin e një copë buke 30 gramësh nevojitet rreth 40 litra ujë (për materiale të papërpunuara dhe përpunim); nëse një copë djathi10 gramesh vendoset në atë copë bukë, të gjitha këto së bashku në prodhim kërkojnë rreth 90 litra ujë. (Konferenca Botërore për Ujërat, 2008)

Ekspertët vlerësojnë se në shkallë botërore, konsumi i ujit do të dyfishohet çdo njëzet vjet, që është dy herë më shumë se popullsia globale. Kjo ilustron qartë paqëndrueshmërinë e prodhimit intensiv bujqësor

Njëpasojë tjetër e rëndësishme e bujqësisë intensive për ujin është ndotja. Problemet shfaqen për shkak të përdorimit joadekuat të kimikateve të ndryshme (pesticide dhe plehra minerale) në prodhimin bujqësor, ku shpesh sasi të mëdha të ndotësve arrijnë në tokë, ujëra sipërfaqësore ose nëntokësore.Ndotja e madhe e rrjedhave ujore më së shpeshti vjen nga fermat blegtorale dhe industria e therjeve.Pasojat e kësaj janë: eutrofikimi dhe "lulëzimi" i ujit për shkak të përhapjes së tepërt të algave, ndotja e burimeve ujore të përdorura për pije, tharje të trupave ujorë, ku zhduken shumë lloje bimësh dhe kafshësh, ndikimi negativ për shëndetin e njerëzve dhe të kafshëve.

AJRI DHE KLIMA

18% e emetimeve të gazrave serrë janë shkaktuar nga mbarështimi intensiv i blegtorisë - më shumë se nga trafiku (FAO 2006)

AJRI DHE KLIMA

10% e sasisë totale të gazrave serrë të emetuara në Bashkimin Evropian gjatë vitit 2012 vjen nga bujqësia (Agjencia Evropiane e Mjedisit, viti referues).Gjurma më e madhe globale e karbonit, lëndëve të para dhe ujit vjen nga industria e mishit dhe e qumështit. Sa i përket emetimit të gazrave serrë (nga të cilat më të rëndësishmet janë dioksid karboni dhe metani), blegtoria dhe prodhimi i foragjereve, secili për vete, prodhojnë tre miliardë tonë të dioksid karbonit, ndërsa transporti i kafshëve dhe i bimëve, përkatësisht përpunimi, nënkupton vetëm një pjesë të vogël tëemisioneve që lidhen me ushqimin.

Është e qartë se bujqësia kontribuon në ndryshimet e klimës, por në të njëjtën kohë është goditur nga ato. Temperaturat e ngrohta të ajrit në shumë pjesë të botës kanë ndikuar tashmë në gjatësinë e sezonit të rritjes së bimëve.Sezoni i lulëzimit dhe i korrjes për shumë drithëra sot fillon disa ditë më herët se zakonisht. Pritet që këto ndryshime të vazhdojnë në shumë rajone edhe në të ardhmen.


Problemet më të pranishme të ndryshimeve klimatike përfshijnë:

      1. thatësirën ekstreme dhe reduktimin e shirave dhe të disponueshmërisë së ujit, që mund të ndikojë negativisht në rendimente (karakteristika e Evropës Jugore);
      2. ndryshimin e temperaturës dhe të sezonit të rritjes së bimëve, që mund të ndikojë në përhapjen e disa insekteve, egjrave ose sëmundjeve që mund të ndikojnë negativisht në rendimente.
      3. ndryshimin e shpërndarjes së disa peshqve, që tanimë po ndodh në Atlantikun Verilindor. Kjo ka një ndikim të madh negativ në komunitetet vendore që mbështeten te ky burim i ushqimit.Temperaturat më të ngrohta mund ta nxisin shfaqjen e llojeve invazive, gjë që krijon presion shtesë mbi burimet.
      4. rritjen e përqendrimeve të gazrave serrë në atmosferë, që mund të çojë në shterimin e shtresës së ozonit dhe formimin e shiut acid që është fatal për të gjitha sistemet bujqësore.
BIODIVERSITETI

Numri i llojeve të zakonshme të shpendëve në zonat bujqësore është zvogëluar me gati 50% në 30 vitet e fundit (Skema e përbashkët e monitorimit pan-evropian të shpendëve, 2013).

BIODIVERSITETI

Një nga pasojat më të dukshme të bujqësisë intensive është shndërrimi i habitateve natyrore në sistemet intensive të bujqësisë.Mbi 50% të habitateve natyrore të botës tanimë janë shndërruar në tokë bujqësore, e cila nuk pushon së zgjeruari.Kjo shkakton zhdukjen e një numri të madh llojesh ose reduktimin drastik të popullatave të tyre.Nga ana tjetër, përveç ekosistemeve natyrore, ato tradicionale ekstensivesigurojnë habitate të rëndësishme për shumë lloje bimore dhe shtazore të egra.Për më tepër, shumë lloje të kafshëve të egra (si p.sh. disa lloje të fluturave ose të zogjve) varen nga habitatet që mbahen nga metoda ekstensive bujqësore, siç janë kullotja me intensitet të ulët ose renditja mozaike e llojeve të ndryshme të habitateve në zonën bujqësore.Megjithatë, kërkesa në rritje për ushqim dhe produkte të tjera bujqësore ka çuar në shkatërrimin e habitateve të tilla në mënyrë që të krijohethapësirë për kultivimin e monokulturave.Kjo humbje e përhershme e habitateve çon në rënie të dukshme të numrit të popullatave të llojeve, shumë prej të cilave janë të rrezikuara.


Është parashikuar që në vende në zhvillim, 120 milion hektarë të habitateve natyrore do të shndërrohen në tokë bujqësore për të plotësuar kërkesën për ushqim deri në vitin 2050. (WWF)

Studimet e shumta shkencore në mbarë botën tregojnë lidhjen midis bujqësisë intensive dhe humbjes së biodiversitetit. Për shembull, zhdukja e pjalmuesve të egër ose e kolonive të bletëve vendase është, sipas shumë studimeve, pasojë e drejtpërdrejtë e përdorimit të gjerë të pesticideve. Përveç faktit që janë duke u zhdukur, bletët më rrallë vizitojnëtokat bujqësore ku zbatohet bujqësia intensive, për shkak se ato nuk mund të mbijetojnë në zonat ku nuk ka pjesë të habitateve natyrore, siç janë pyjet, livadhet, gjerdhet me shkurre dhe të tjerët.


Studimi i rastit
Shkencëtarët nga Universiteti i Oklandit (Zelanda e Re) zhvilluan një studim për të përcaktuar lidhjen midis bujqësisë intensive dhe zhdukjes së llojeve të bletëve vendase. Shkencëtarët kanë mbjellë dy livadhe me lule: një në rrethinat e tokës ku kryhet bujqësia intensive dhe tjetra në afërsi të tokës ku bujqësia nuk është intensive.Pas një kohe të caktuar, ata vunë re se popullsia e bletëve që vizitonin livadhin e parë u ul me 90%.Ky studim tregoi se bletët nuk kanë nevojë për një zonë krejtësisht të pandryshuar për të mbijetuar dhe për të vazhduar me pjalmim të bimëve, por kanë nevojë për pjesë të habitatit natyror. Këto pjesë të habitatit natyror sot pothuajse nuk ekzistojnë në rajonet ku kryhet bujqësia intensive.



Top
Warning: Use of undefined constant sr - assumed 'sr' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /home/orcars/public_html/sasb-eu.org/cms/template.php on line 750

Warning: Use of undefined constant en - assumed 'en' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /home/orcars/public_html/sasb-eu.org/cms/template.php on line 751

Warning: Use of undefined constant мк - assumed 'мк' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /home/orcars/public_html/sasb-eu.org/cms/template.php on line 752

Warning: Use of undefined constant sq - assumed 'sq' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /home/orcars/public_html/sasb-eu.org/cms/template.php on line 753