NATYRA NË SHËRBIMIN E BUJQËSISË
Prodhimi bujqësor i vlerës së lartë natyrore:
Koncept i cili ruan natyrën dhe biodiversitetin dhe njëkohësisht mundëson prodhimin e qëndrueshëm të ushqimit dhe zhvillimin e komuniteteve rurale.
Përse koncepti i prodhimit bujqësor të vlerës së lartë natyrore është i rëndësishëm për bujqësi?
Së pari sepse nënkupton ruajtjen e sistemeve tradicionale bujqësore të intensitetit të ulët (fermat e vogla dhe të mesme). Shumë habitate dhe llojetë rrezikuara gjithashtu varen nga praktikat tradicionale bujqësore, të cilat ky koncept synon t’i mbrojë dhe t’i mbështesë .

