hulumtim për këndvështrimet e qytetarëve

Istraživanje stavova građana

Hulumtimi i qendrimeve të qytetarëve mbi organizatat e shoqërisë civile dhe bujqësinë e qëndrueshme në Ballkanin Perëndimor


Organizatat e shoqërisë civile luajnë një rol shumë të rëndësishëm në procesin e integrimit evropian, të ciliti janë të dedikuara të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Ato eksplorojnë dhe monitorojnë situatën, kontribuojnë në zhvillimin dhe përmirësimin e politikave dhe të rregulloreve, pra në zbatimin e tyre, edukimin dhe motivimin e qytetarëve për t'u organizuar dhe për të bashkëpunuar në interes të përbashkët dhe për të realizuar një dialog konstruktiv dhe të strukturuar me institucionet publike.

Në qershor të vitit 2016, u zhvillua një hulumtim i qëndrimeve të qytetarëve rreth organizatave të shoqërisë civile dhe bujqësisë së qëndrueshme në Serbi, Mal të Zi, Maqedoni, Shqipëri dhe Kosovë për të gjetur se çfarë mendojnë qytetarët për organizatat e shoqërisë civile në vendet e Ballkanit Perëndimor, nëse kanë besim tek ato, çfarë dinë për bujqësinë e qëndrueshme dhe cili është roli i tyre në promovimin e bujqësisë së qëndrueshme. Hulumtimi u krye në bazë të një interviste telefonike me 820 të anketuar mbi 18 vjeç në secilin vend.

Përfundimet më të rëndësishme:

1. Mbështetja për organizatat e shoqërisë civile është e kufizuar.

Hulumtimi tregoi se organizatat e shoqërisë civile që punojnë në fushën e bujqësisë së qëndrueshme gëzojnë mbështetjen më të madhe në Malin e Zi, gjë që reflektohet në përqindjen e përgjigjeve të preferuara për pothuajse të gjitha pyetjet e ngritura në kuadër të hulumtimit. Shumica e të anketuarve në të gjitha pesë vendet e Ballkanit Perëndimor e dinë se çfarë janë organizatat e shoqërisë civile, por vetëm rreth 1/3 e njeh personalisht dikë që është aktiv në një organizatë të tillë. Përafërsisht gjysma e qytetarëve mbështesin, ndërsa gjysma nuk mbështesin organizatat e shoqërisë civile.

2. Mendimi i qytetarëve për mbështetjen financiare të organizatave të shoqërisë civile është i ndarë.

Më shumë se gjysma e qytetarëve në Mal të Zi, Serbi dhe në Kosovë besojnë se shteti duhet të zvogëlojë sasinë e taksave të paguara nga organizatat e shoqërisë civile të angazhuara në promovimin e bujqësisë së qëndrueshme. Megjithatë, numri i qytetarëve që kanë thanë se do të mbështesnin financiarisht punën e një organizate dhe i atyre që nuk do ta bënin këtë është pothuajse i njëjtë.

3. Qytetarët kanë pak besim në dobishmërinë dhe ndikimin e organizatave të shoqërisë civile në zhvillimin e bujqësisë së qëndrueshme.

Të pyetur nëse akonsiderojnë se puna e organizatave të shoqërisë civile në fushën e bujqësisë së qëndrueshme është e dobishme, shumica e të anketuarve e konsiderojnë atëpërgjithësisht të dobishme, më saktë, as të dobishme as të dëmshme. Ndikimi i organizatave në adresimin e problemeve kyçe në fushën e bujqësisë së qëndrueshme është i vogël, sipas mendimit të shumicës së qytetarëve.

4. Qytetarët nuk dinë mjaftueshëm për rolin e organizatave të shoqërisë civile.

Të anketuaritsi rolin kryesor të organizatave në promovimin e bujqësisë së qëndrueshme kanë renditur: hulumtimin dhe identifikimin e problemeve kyçe, promovimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe të shkëmbimit të përvojave dhe edukimin e prodhuesve bujqësorë, megjithatë, më rrallë, përgjigjet përfshinin zbatimin e fushatave publike dhe mbështetjen për Ministritë e Bujqësisë në planifikimin strategjik dhe hartimin e politikave.

5. Qytetarët nuk dinë mjaftueshëm mbi bujqësinë e qëndrueshme.

Ajo më së shpeshti identifikohet me: prodhimin bujqësor që është ekologjikisht i sigurt, prodhimin bujqësor që lejon mbijetesën dhe fitimin e prodhuesve të vegjël dhe të mesëm, prodhimin bujqësor që përputhet me rregulloret e sigurisë së ushqimit, përkatësisht me prodhimin masiv të ushqimit të lirë, i cili është në dispozicion për kategoritë ekonomikisht më në nevojëtë konsumatorëve.Bujqësia e qëndrueshme është më pak e identifikuar me kultivimin dhe ruajtjen e popullatave vendore dhe të varieteteve të kulturave bujqësore, kurse mirëqenia e kafshëve si një aspekt i bujqësisë së qëndrueshme është veçanërisht i njohur në Serbi (6,3%), ndërsa në vende të tjera më pak se 3% e qytetarëve e zgjodhën këtë përgjigje.



Top