AVOKIM

Javno zastupanje

AVOKIMI ËSHTË MJETI KRYESOR TË CILIN E PËRDORIN ORGANIZATAT E SHOQËRISË CIVILE PËR TË ARRITUR NDRYSHIMET SHOQËRORE TË DËSHIRUARA


Ka shumë përkufizime të avokimit, por të gjitha ato përfshijnë idenë e ndryshimit të statusit aktual në lidhje me tema të interesit publik, përmes procesit të ndryshimit të politikave dhe të rregulloreve, si dhe të qëndrimeve, sjelljes dhe praktikave të të gjithë atyre ndërvepruesve relevantë për një temë të caktuar.

Avokimi është një veprim i planifikuar që ka për qëllim ndryshimin e ligjeve, politikave, përkatësisht të besimeve, qëndrimeve dhe sjelljes së qytetarëve për të arritur një ndryshim të qëndrueshëm.

PLANIFIKIMI STRATEGJIK ËSHTË NJE ELEMENT I RËNDËSISHËM I AVOKIMIT TË SUKSESSHËM

Për të arritur qëllimin e tyre, organizatat e shoqërisë civile mund të miratojnë strategji të ndryshme. Për të zgjedhur strategjinë e duhur, është e nevojshme të kuptohet problemi, gjë që arrihet duke analizuar situatën, palët e interesuara dhe raportet e fuqisë, forcat, dobësitë dhe kapacitetet e veta, përkatësisht duke identifikuar aleatët dhe kundërshtarët e mundshëm. Bazuar në analizën e situatës, organizatat krijojnë qëllime të arritshme, ose bëjnë plane për arritjen e këtyre qëllimeve.

Ekzistojnë disa strategji të avokimit që organizatat mund të zbatojnë: strategjitë e edukimit, bashkëpunimit, bindjes, konfrontimit dhe të tjera.

Rëndësia e strategjisë është në mundësimin e monitorimit të sukseseve dhe të pengesave personale, por edhe të mundësive që mund të shfaqen, dhe të një reagimi të përshtatur,respektivisht ajo mundëson përshtatje të planeve në përputhje me ndryshimet që kanë ndodhur.

Avokimi publik çon te ndryshimet në nivele të shumëfishta:

      1. Ndryshimi demokratik - ku qytetarët e kuptojnë fuqinë e tyre dhe e përdorin atë për të ndikuar në proceset e vendimmarrjes. Avokimi bën proceset publike të kuptueshme për qytetarët dhe i motivon të kuptojnë dhe të miratojnë vlera të caktuara, d.m.th të udhëhiqen nga arritja e përfitimit shoqëror, dhe jo personal.
      2. Ndryshimi në nivel të politikave dhe të rregulloreve - problemi i identifikuar nga qytetarët zgjidhet duke ndryshuar rregulloren ligjore, duke miratuar politikat dhe të ngjashme.
      3. Ndryshimi i sistemit - ku vetë procesi i vendimmarrjes është bërë më transparent, duke përfshirë përgjegjshmërinë e qytetarëve dhe vendimmarrësve për veprimet e tyre.

BUJQËSIA E QËNDRUESHME ËSHTË NJOHUR SI MËNYRË PËR TË PAJTUAR DHE BALANCUAR INTERESAT NË INDUSTRINË USHQIMORE

Industria ushqimore është një grup kompleks aktivitetesh që përfshin interesa të ndryshëm - interesat e prodhuesve bujqësorë, përpunuesve, blerësve dhe bizneseve të tjera të mbledhura rreth industrisë ushqimore, duke vijuar me interesa të konsumatorëve, komuniteteve vendore, interesa të mirëqenies së kafshëve dhe të mbrojtjes së mjedisit.

Për ta bërë bujqësinë në Ballkanin Perëndimor të qëndrueshme, është e nevojshme të harmonizohen rregulloret e vendeve të Ballkanit Perëndimor me rregulloret e Bashkimit Evropian, si dhe të ndryshohen modelet e sjelljes tradicionale të aktorëve brenda industrisë ushqimore. Këta ndërveprues duhet të zbulojnë se ekzistojnë dobi të prekshme ekonomike dhe shoqërore të kalimit në një mënyrë të qëndrueshme të tregtimit në bujqësi, d.m.th. duhet të fuqizohen për t’i arritur këto dobi.

Kjo mund të arrihet vetëm nga organizatat e fuqishme të shoqërisë civile në Ballkanin Perëndimor ,të cilat përmes avokimit, janë në gjendje të ndikojnë në politika dhe rregullore, dhe që kanë forcë dhe kapacitet të mjaftueshëm për të mbështetur këto ndryshime në një afat të gjatë..

Në mënyrë që politikat dhe rregulloret të zbatohen, organizatat e shoqërisë civile duhet të kontribuojnë në transformimin e kulturës së shoqërisë, në mënyrë që anëtarët e komunitetit t’i mbështesin këto ndryshime dhe t’i ringjallin në jetën praktike. Ato gjithashtu duhet të ndikojnë në qëndrimet kryesore, sjelljen dhe kulturën e shoqërisë, duke dërguar një mesazh unik që bujqësia e qëndrueshme është e një rëndësie të madhe për një Ballkan të qëndrueshëm.



Top
Warning: Use of undefined constant sr - assumed 'sr' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /home/orcars/public_html/sasb-eu.org/cms/template.php on line 750

Warning: Use of undefined constant en - assumed 'en' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /home/orcars/public_html/sasb-eu.org/cms/template.php on line 751

Warning: Use of undefined constant мк - assumed 'мк' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /home/orcars/public_html/sasb-eu.org/cms/template.php on line 752

Warning: Use of undefined constant sq - assumed 'sq' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /home/orcars/public_html/sasb-eu.org/cms/template.php on line 753