PËRMBAJTJA
Bujqësia Natyra Mirëqenia e kafshëve Përkrahje për shtetin Mbështetje për shoqërinë civile Roli i OShC-ve Avokim Hulumtimi i OShC-ve Grant & training KontaktGRANT & TRAINING PROGRAM

PËR TË PËRMIRËSUAR GJENDJEN NË FUSHËN E BUJQËSISË SË QËNDRUESHME NË BALLKANIN PERËNDIMOR DHE NJOHJEN NGA VENDIMMARRËSIT DHE QYTETARËT, ORGANIZATAT E SHOQËRISË CIVILE DUHET TË NDËRTOHEN, FUQIZOHEN DHE TË NDËRLIDHEN.
Për këtë arsye, në kuadër të projektit "Bujqësi e Qëndrueshme për një Ballkan të Qëndrueshëm: ngritja e kapaciteteve të organizatave të shoqërisë civile për avokim dhe zhvillim të politikave në Ballkanin Perëndimor", janë investuar më shumë se 300.000 EUR për fuqizimin e kapaciteteve të organizatave të shoqërisë civile në Ballkanin Perëndimor përmes Programit për Trajnim dhe Grante.
Qëllimi i Programit tonë, është që të ofrojë trajnime, mentorim dhe mbështetje financiare për organizatat e shoqërisë civile në Ballkanin Perëndimor, që të realizojnë projekte të suksesshme, të dukshme, pjesëmarrëse, efektive dhe inovative të avokimit në fushën e bujqësisë së qëndrueshme. Projektet duhet t’ua paraqesin në mënyrë të qartë dhe të besueshme rëndësinë e bujqësisë së qëndrueshme tvendimmarrësve, qytetarëve dhe ndërvepruesve të tjerë.
Programi është zhvilluar në përputhje me Politikën për Grante të ORCA-së për organizatat e shoqërisë civile dhe përbëhet nga tre komponentë:
- Trajnimi i OShC-ve të përzgjedhura për zhvillimin organizativ, menaxhimin e organizatës dhe avokimin
- Ofrimi mbështetjes në procesin e hartimit të projektpropozimeve në fushën e bujqësisë së qëndrueshme
- Grante për 10 projektpropozime më të mira që synojnë avokimin në fushën e bujqësisë së qëndrueshme
Për të marrë pjesë në Program, organizatat e shoqërisë civile nga Serbia, Mali i Zi, Shqipëria, Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë dhe Kosova* ishin ftuar gjatë shtatorit të vitit 2016, të paraqesin idetë e tyre projektuese që synojnë avokimin në fushat e bujqësisë së qëndrueshme. Një komision i pavarur treanëtarësh përpiqej të njihte ato ideqë kishin potencial për t'u zhvilluar në fushata efektive të avokimit në fushën e bujqësisë së qëndrueshme në procesin e mëtejshëm të zhvillimit të projektpropozimit të plotë. OShC-të e përzgjedhura për Programin janë të listuara në tabelë
- 114 organizata udhëheqëse dhe 169 organizata partnere të përfshira në 114 ide projektuese të paraqitura për pjesëmarrje në Program
- 48 organizata udhëheqëse dhe 173 organizata partnere të përfshira në pjesën e parë të Programit - trajnim për organizatat e shoqërisë civile.
- 10 organizata udhëheqëse dhe 27 organizata partnere janë përzgjedhur për pjesën e financimit.
- 10 ekspertë janë angazhuar për trajnimin, mentorimin dhe vlerësimin e projektpropozimeve të organizatave të shoqërisë civile
- më shumë se 300.000 EUR është investuar në fuqizimin e kapaciteteve të organizatave të shoqërisë civile në Ballkanin Perëndimor
TRAJNIME
Komponenti i parë i programit: Trajnimi i organizatave të shoqërisë civile për zhvillim organizativ, menaxhim me organizatën dhe avokim u mbajt në nëntor dhe dhjetor të vitit 2016 për të gjitha 48 organizatat e përzgjedhura në konkurs.
Tri grupe pjesëmarrësish morën pjesë në të njëjtin program trajnimi në tri lokacione: në Kragujevc, Shkup dhe Zrenjanin.
Gjatë katër ditëve, organizatat kanë qenë në gjendje të mësojnë dhe zbatojnë njohuritë rreth qeverisjes së brendshme, strukturës, planifikimit strategjik organizativafatgjatë, si të përdorin hulumtime për të mbështetur aktivitetet e tyre, si të komunikojnë në mënyrë efektive rezultatet e tyre drejt audiencës së dëshiruar, si të monitorojnë dhe vlerësojnë rezultatet dhe ndikimin e aktiviteteve të tyre.
MENTORIM
Pas zbatimit të komponentit të parë të Programit: Trajnimi për organizatat e shoqërisë civile për zhvillim organizativ, menaxhim me organizatën dhe avokimin, u hap konkursi për 48 organizatat pjesëmarrëse në Program, për të dorëzuar projektpropozimet e tyre të plota në fushën e bujqësisë së qëndrueshme për financim.
Në procesin e hartimit të projektpropozimeve, organizatave u është ofruar mbështetja profesionale (coaching) brenda komponentit të dytë të Programit. Në periudhën janar-mars 2017, ekspertët kanë punuar me secilën organizatë individualisht në fushën e shkrimit të projektpropozimeve,në përmirësimin e projektpropozimeve të tyre dhe në zhvillimin e aftësivenë fushën e shkrimit të projektpropozimeve, duke përfshirë propozimin narativ dhe hartimin e buxhetit të projektit.
FINANCIM
10 projekte më të mira të avokimit në fushën e bujqësisë së qëndrueshme janë përzgjedhur për komponentin e financimit, 3 prej të cilave vijnë nga Serbia, 2 nga Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë, 3 nga Shqipëria dhe 2 nga Mali i Zi, në të cilat janë përfshirë gjithsej 10 organizata udhëheqëse dhe 27 partnere.Lista e projekteve dhe e organizatave të përzgjedhura është e disponueshme në formën e një tabele. Organizatat janë renditur sipas alfabetit.
Projektpropozimet u vlerësuan nga një komision i pavarur treanëtarësh, në bazë të kritereve qartësisht të përcaktuara dhe objektive, të cilat ishin paraprakisht në dispozicion të aplikuesve. Anëtarët e Komisionit Vlerësues janë ekspertë të shquar në fushat e bujqësisë, zhvillimit rural, mbrojtjes së natyrës, zhvillimit të sektorit civil dhe zhvillimit organizativ.
Projektet e përzgjedhura mbulojnë një gamë të gjerë temash, siç është mbrojtja e konsumatorëve, politikat e menaxhimit të burimeve ujore, bujqësia organike, shëndeti dhe mirëqenia e kafshëve të fermës, financimi kombëtar dhe vendor i bujqësisë, mbrojtja e zonave bujqësore tradicionale dhe të tjera.
Fondi total për fuqizimin e kapaciteteve të OSHC-ve për avokim në fushën e bujqësisë së qëndrueshme është mbi 300.000 EUR dhe përfshin kostot e trajnimit për avokim dhe zhvillim organizativ, të mbështetjes për hartimin e projektpropozimeve (coaching) dhe të financimit të projekteve të organizatave të shoqërisë civile.
* Ky emërtim nuk cenon qëndrimet për statusin dhe është në përputhje me Rezolutën nr. 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe me Opinionin e GjND-së „Për deklaratën e pavarësisë së Kosovës“.
Shikoni historitë tona të suksesshme!

Masat stimuluese në bujqësi
Koordinatori i projektit:
Shoqata qytetare "Resurs centar" nga Majdanpeku, Serbi

SHËNDETI DHE MIRËQENIA E RIPËRTYPËSVE TË VEGJËL
Koordinatori i projektit:
Shoqata „Royal Albania Foundation“, Shqipëri

QËNDRUESHMËRIA E FERMAVE TË VOGLA
Koordinatori i projektit:
Shoqata e bujqësorëve, Serbi

KONSOLIDIMI I TOKËS
Koordinatori i projektit:
Shoqata „Qendra e Studimit të Burimeve Natyrore QSK NATYRA”, Shqipëri

KOMPOSTIM
Koordinatori i projektit:
Eko Centar DELFIN, Mali i Zi

BUJQËSIA ORGANIKE
Koordinatori i projektit:
Shoqata „Fenomena“, Serbi

RINDËRTIMI I PEIZAZHIT TRADICIONAL
Koordinatori i projektit:
Organizata „EXPEDITIO Qendra për Zhvillim të QëndrueshëmHapësinor“, Mali i Zi

KONSUMATORË NË ZEMRËN E BUJQËSISË
Koordinatori i projektit:
„Organizata e konsumatorëve të Maqedonisë“, Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë

NGA FUSHA DERI TE TRYEZA
Koordinatori i projektit:
Shoqata për mbrojtjen, promovimin dhe edukimin mbi ushqimin „Slow Food Bitola“, Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë

MENAXHIM I UJITJES
Koordinatori i projektit:
Shoqata „Qendra për menaxhim agro-ekologjik dhe ekonomik“ (AEEMC)