GRANT I TRAINING - KONSOLIDIM NË SHËRBIM TË BUJQËSISË SË QËNDRUESHME

GRANT I TRAINING - KOMASACIJA U SLUŽBI ODRŽIVE POLJOPRIVREDE

Konsolidimi i tokës bujqësore si një instrument për zhvillimin e qëndrueshëm të bujqësisë" është një projekt i zbatuar nga shoqata QSK NATYRA nga Shqipëria me partnerët e saj, për të arritur parakushte për një dialog konstruktiv të bazuar në dije, midis vendimmarrësve në nivel kombëtar dhe organizatave të shoqërisë civile, me temën e konsolidimit të tokës bujqësore në Shqipëri. Projekti do të zhvillojë një model të konsolidimit të tokës sipas shembullit të Bashkisë së Fierit në Shqipëri.

Projekti financohet nga Bashkimi Evropian në kuadër të projektit rajonal "Bujqësi e Qëndrueshme për një Ballkan të Qëndrueshëm: ngritja e kapaciteteve të organizatave të shoqërisë civile për avokim dhe zhvillim të politikave në Ballkanin Perëndimor", i cili zbatohet nga konsorciumi rajonal i OShC-ve: IEP (Shqipëri), FLORZON (ish Republika Jugosllave e Maqedonisë), AKTIV (Kosovë*), CZIP (Mali i Zi), të udhëhequr nga ORCA (Serbi).

Fragmentimi i tokës bujqësore me madhësi mesatare ngastrash prej rreth 1,75 ha është një nga problemet kryesore bujqësore në Shqipëri që ka çuar në rënie të prodhimit bujqësor dhe të pjellorisë së tokës, humbjes së tokës dhe problemet ekonomike si rritja e kostove të prodhimit.Ky projekt krijon një model të konsolidimit të tokës ose zmadhimit të tokës sipas shembullit të një komune në Shqipëri, në bazë të së cilës nis një dialog mbi Strategjinë Kombëtare të Konsolidimit të Tokës dhe jep rekomandime për përmirësimin e dizajnit të saj.



Shikoni historitë tona të suksesshme!

Top