GRANT I TRAINING - BUJQËSIA ORGANIKE

GRANT I TRAINING - ORGANSKA POLJOPRIVREDA

Projekti "Bujqësi Organike në Rajonin e Zlatiborit, Rashkës dhe Podunavles" u mor drejtpërsëdrejti me mungesën e masave të mbështetjes publike për bujqësi organike në Serbinë qendrore dhe perëndimore, ndërsa projekti metodologjikisht përfshiu të gjithë aktorët kryesorë: vendimmarrësit, fermerët dhe konsumatorët.

Qëllimi i projektit ishte që të kontribuonte në fuqizimin e kapaciteteve të organizatave të shoqërisë civile dhe të ndërvepruesve të tjerë kyç në rajonin e Rashkës, Zlatiborit dhe Podunavles, që të advokojnë përmirësimin e politikave publike në nivelin vendor dhe kombëtar në fushën e prodhimit bujqësor organik. Projekti përkrahu prezantimin dhe zbatimin konsekuent të politikave publike të bazuara në hulumtime, si dhe futjen e masave mbështetëse dhe të subvencioneve në rajonin e Rashkës, Zlatiborit dhe Podunavles.

REZULTATET E PROJEKTIT:

1. Buxhet më i madh lokal i flokuar për masat mbështetëse për bujqësinë organike

  • Është kryer një hulumtim rreth dobive të bujqësisë organike nga shndërrimi në bujqësi organike, ndërsa argumentet janë përdorur si bazë për advokim në nivel lokal.
  • Memorandum mirëkuptimi që detyron komunat për caktim të së paku 3% të buxhetit vendor të bujqësisë për mbështetje bujqësisë organike, e kanë nënshkruar katër njësi vendore – Kralevë, Uzhice, Velika Plana dhe Arilje.
  • Tri komuna (Uzhice, Velika Plana dhe Arilje) kanë përmbushur premtimin e tyre dhe kanë ndarë një pjesë të buxhetit për të mbështetur bujqësinë organike në vitin 2019, ndërsa Qyteti i Kralevës ka planifikuar që një pjesë të buxhetit për bujqësi organike ta ndajë në vitin 2020. Në katër komunat qëllimore, vetëm Uzhice ka pasur masa mbështetëse të bujqësisë organike.

2. Mbështetje fermerëve në shndërrim në prodhim organik.

  • Trajnimi i prodhuesve bujqësorë për shndërrim në prodhim organik është mbajtur gjatë projektit. Trajnimi ka përfshirë vlerësimin e kapaciteteve për shndërrim në prodhim organik, informacione rreth procesit të shndërrimit dhe procesit të certifikimit, obligimeve dhe shpenzimeve, fondet IPARD, kompostimin, farërat organike dhe tema tjera të rëndësishme për bujqësi organike.
  • Prezantimet e temave të përpunuara në trajnim janë organizuar në vendin e 14 pjesëmarrësve në trajnim. Në këtë mënyrë është zgjeruar rrethi i prodhuesve që janë të informuar rreth mundësive dhe mënyrave të shndërrimit në prodhim organik.

3. Bujqësia organike si pjesë e integrimeve në BE

  • Fokus më të madh në zhvillimin e bujqësisë së qëndrueshme dhe organike në rekomandimet e tij, ka premtuar edhe Grupi Punues për Kapitullin 11 (Bujqësia dhe Zhvillimi rural) i Konventës Kombëtare për Bashkim Evropian. Në ngjarjen finale të projektit. Fenomena la informuar pjesëmarrësit e Grupit Punues për Kapitullin 11 rreth rezultateve të projektit, ndërsa 14 pjesëmarrësit, kanë nënshkruar memorandume mirëkuptimi, me të cilët obligohen për fokus më të madh në zhvillimin e bujqësisë së qëndrueshme dhe organike në aktivitetet e tyre.

Projekti u realizua nga organizata “Fenomena” nga Serbia, nën mbështetjen e partnerëve dhe bashkëpunëtorëve. Projektin e ka financuar Bashkimi Evropian, në kuadër të projektit rajonal “Bujqësia e qëndrueshme për një Ballkan të qëndrueshëm: Ngritja e kapaciteteve të organizatave të shoqërisë civile për avokim dhe zhvillim të politikave në Ballkanin Perëndimor", i cili zbatohet nga konsorciumi rajonal i OShC-ve: IEP (Shqipëri), FLOROZON (Maqedonia e Veriut), AKTIV (Kosovë*), CZIP (Mali i Zi), të udhëhequr nga ORCA (Serbi).

Ju lutem shkarkoni posterin e prezantimit të projektit.

Për më shumë informacione, vizitoni faqen e shoqatës „Fenomena“.

*Ky emërtim nuk cenon qëndrimet për statusin dhe është në përputhje me Rezolutën nr. 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe me Opinionin e GjND-së „Për deklaratën e pavarësisë së Kosovës“./p>

Shikoni historitë tona të suksesshme!

Top