GRANT I TRAINING - KONSUMATORË NË ZEMRËN E POLITIKËS BUJQËSORE

GRANT I TRAINING - POTROŠAČI U SRCU POLJOPRIVREDNE POLITIKE

Projekti "Kalo drejt bujqësisë organike: Konsumatorë në zemrën e politikës bujqësore" synon të mbështesë krijimin e një mjedisi për prodhimin organik në IRJ të Maqedonisë, që është në përputhje me interesat e konsumatorëve.

Qëllimi i projektit është fuqizimi i shoqërisë civile për të zhvilluar rekomandime të bazuara në fakte dhe modele të BE-së për përmirësimin e kuadrit politik dhe legjislativ në fushën e prodhimit organik, si pjesë e bujqësisë së qëndrueshme. Projekti përfaqëson interesat e konsumatorëve në procesin e formulimit dhe të zbatimit të politikave bujqësore, dhe në këtë drejtim forcon bashkëpunimin ndërmjet organizatave të shoqërisë civile, institucioneve shtetërore, fermerëve dhe mediave me qëllim të zhvillimit të prodhimit dhe të konsumit organik. Përveç kësaj, projekti kontribuon në rritjen e ndërgjegjësimit të konsumatorëve mbi dobitë shëndetësore, shoqërore dhe mjedisore nga produktet organike.

Projekti financohet nga Bashkimi Evropian në kuadër të projektit rajonal "Bujqësi e Qëndrueshme për një Ballkan të Qëndrueshëm: ngritja e kapaciteteve të organizatave të shoqërisë civile për avokim dhe zhvillim të politikave në Ballkanin Perëndimor", i cili zbatohet nga konsorciumi rajonal i OShC-ve: IEP (Shqipëri), FLORZON (ish Republika Jugosllave e Maqedonisë), AKTIV (Kosovë*), CZIP (Mali i Zi), të udhëhequr nga ORCA (Serbi).

Për më shumë informacione, vizitoni faqen shoqatat “Organizata Konsumatore e Maqedonisë”



Shikoni historitë tona të suksesshme!

Top