GRANT I TRAINING - POLITIKA E DECENTRALIZUAR, PJESËMARRËSE DHE E INTEGRUAR E UJIT

GRANT I TRAINING - DECENTRALIZOVANA, PARTICIPATIVNA I INTEGRISANA VODNA POLITIKA

Qëllimi i projektit "Avokim për një politikë të decentralizuar, pjesëmarrëse dhe të integruar të ujit" është mbështetje për kalimin nga një politikë ujore e kontrolluar nga shteti në një politikë të decentralizuar, pjesëmarrëse dhe të integruar të ujit në Shqipëri, e cila do të stimulojë përfshirjen e të gjithë ndërvepruesve në këtë fushë për të plotësuar më mirë nevojat ekonomike dhe shoqërore të vendit, përkatësisht mbrojtjen e mjedisit.

Respektivisht, në Shqipëri, ku toka bujqësore është pjellore dhe klima është e favorshme, një faktor kufizues është cilësia dhe menaxhimi i ujit dhe i ujitjes. Menaxhimi i ujitjes bazuar në pjesëmarrjen përmes organizatave të përdoruesve të ujit – shoqatës vullnetare të fermerëve, të themeluar në përputhje me Ligjin për Ujitjen dhe Kullimin, ishte mbështetur nga projektet e Bankës Botërore për gati 15 vjet.Sot, menaxhimi i ujitjes është i centralizuar dhe qëllimi i këtij projekti do të jetë të nisë një dialog për ridecentralizimin e ujitjes, d.m.th. të bëjë ndryshime në projektligjin për ujitjen dhe kullimin, me qëllim të decentralizimit të menaxhimit të sistemit të ujitjes dhe të mundësojë pjesëmarrjen e organizatave të përdoruesve të ujit dhe të ndërvepruesve të tjerë relevantë në këtë fushë.

Projekti do të krijojë një grup pune që do të merret me hulumtime për të krijuar propozime të politikave, duke lobuar për miratimin e politikës së decentralizuar të ujit dhe duke ngritur vetëdijen publike për rëndësinë e një sistemi më efikas të ujitjes në Shqipëri.

Projekti financohet nga Bashkimi Evropian në kuadër të projektit rajonal "Bujqësi e Qëndrueshme për një Ballkan të Qëndrueshëm: ngritja e kapaciteteve të organizatave të shoqërisë civile për avokim dhe zhvillim të politikave në Ballkanin Perëndimor", i cili zbatohet nga konsorciumi rajonal i OShC-ve: IEP (Shqipëri), FLORZON (ish Republika Jugosllave e Maqedonisë), AKTIV (Kosovë*), CZIP (Mali i Zi), të udhëhequr nga ORCA (Serbi).

Për më shumë informacione, vizitoni faqen e Shoqatës AEEMC



Shikoni historitë tona të suksesshme!

Top
Warning: Use of undefined constant sr - assumed 'sr' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /home/orcars/public_html/sasb-eu.org/cms/template.php on line 750

Warning: Use of undefined constant en - assumed 'en' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /home/orcars/public_html/sasb-eu.org/cms/template.php on line 751

Warning: Use of undefined constant мк - assumed 'мк' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /home/orcars/public_html/sasb-eu.org/cms/template.php on line 752

Warning: Use of undefined constant sq - assumed 'sq' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /home/orcars/public_html/sasb-eu.org/cms/template.php on line 753