GRANT I TRAINING - NGA FUSHA DERI TE TRYEZA

GRANT I TRAINING - OD POLJA DO STOLA

Qëllimi i projektit "Nga fusha deri te tryeza –kanalizimi i problemeve të fermerëve përmes publikimit të deklaratave mbi qendrimet dhe të formave të tjera të shkruara" është përmirësimi i qëndrueshmërisë së prodhimit të prodhuesve të vegjël bujqësorë në rajonin e Mavrovës - Radostushës dhe në rajonin juglindor të IRJ të Maqedonisë, duke përdorur metoda tradicionale të prodhimit përmes njohjes së nevojave dhe të problemeve të tyre dhe shqyrtimit tëtyre me vendimmarrësit në nivelin kombëtar.

Financimi i këtij projekti do të mundësojë shoqatën "Slow Food Bitola" dhe partnerët e saj të ndihmojnë prodhuesit bujqësorë të kompensojnë mangësitë individuale, duke përdorur masat e fleksibilitetit për fermerët e vegjël dhe duke ofruar shitje të drejtpërdrejta të djathrave cilësorë duke identifikuar problemet dhe duke ua paraqitur ato vendimmarrësve.Përveç kësaj, projekti do të analizojë kontributin e produkteve me etiketën e origjinës gjeografike në zhvillimin rural dhe mbrojtjen e biodiversitetit, duke vlerësuar avantazhet dhe disavantazhet e skemave të cilësisë së BE-së dhe zbatimin e tyre. Përveç kësaj, brenda projektit, do të iniciohet një debat publik për zhvillimin e qëndrueshëm rural në IRJ të Maqedonisë dhe promovimi i modeleve të prodhuesve të vegjël për prodhim të qëndrueshëm.

Projekti financohet nga Bashkimi Evropian në kuadër të projektit rajonal "Bujqësi e Qëndrueshme për një Ballkan të Qëndrueshëm: ngritja e kapaciteteve të organizatave të shoqërisë civile për avokim dhe zhvillim të politikave në Ballkanin Perëndimor", i cili zbatohet nga konsorciumi rajonal i OShC-ve: IEP (Shqipëri), FLORZON (ish Republika Jugosllave e Maqedonisë), AKTIV (Kosovë*), CZIP (Mali i Zi), të udhëhequr nga ORCA (Serbi).

Përveç Shoqatës "Slow Food Bitola" dhe organizatave partnere, në projektin merr pjesë dhe "DAShI" nga IRJ të Maqedonisë

Për më shumë informacione, vizitoni faqen e Shoqatës “Slow Food Bitola”



Shikoni historitë tona të suksesshme!

Top