GRANT I TRAINING - QËNDRUESHMËRIA E FERMAVE TË VOGLA BUJQËSORE

GRANT I TRAINING - ODRŽIVOST MALIH POLJOPRIVREDNIH GAZDINSTAVA

Projekti "Bëni që gjërat e vogla të bëhen të rëndësishme - përmirësimi i qëndrueshmërisë së fermave të vogla bujqësore përmes prodhimit me vlerë të shtuar të volumit më të ulët dhe me masat transparente të mbështetjes" merret me disa nga problemet më të rëndësishme të fermave të vogla bujqësore në Serbi.Qëllimi i projektit është të fuqizojë pozitën e prodhuesve të vegjël bujqësorë në Serbi, duke arritur mbrojtje më të mirë të produkteve me etiketën gjeografike, duke rritur ndërgjegjësimin për nevojën për të futur masat e fleksibilitetit për prodhuesit bujqësorë të vegjël dhe tradicionalë në legjislacionin e sigurisë së ushqimit, si dhe duke përzgjedhur masat më të mirambështetëse për prodhuesit e vegjëlbujqësorë.

Një nga rezultatet e këtij projekti do të jetë një "raport nga hija" mbi masat e politikës bujqësore dhe rurale, që kanë të bëjnëme prodhuesit e vegjël bujqësorë, të cilat synojnë të përmirësojë dialogun midis fermerëve dhe institucioneve relevante mbi masat më gjithëpërfshirëse dhe më efektive të politikave.

Projekti financohet nga Bashkimi Evropian në kuadër të projektit rajonal "Bujqësi e Qëndrueshme për një Ballkan të Qëndrueshëm: ngritja e kapaciteteve të organizatave të shoqërisë civile për avokim dhe zhvillim të politikave në Ballkanin Perëndimor", i cili zbatohet nga konsorciumi rajonal i OShC-ve: IEP (Shqipëri), FLORZON (ish Republika Jugosllave e Maqedonisë), AKTIV (Kosovë*), CZIP (Mali i Zi), të udhëhequr nga ORCA (Serbi).

Përveç Shoqatës së Fermerëve si koordinator i projektit dhe të organizatave partnere, në projekt marrin pjesë edhe shoqata e prodhuesve të produkteve tradicionale dhe të atyre me etiketë gjeografike "OriGInal Serbia", kooperativa bujqësore "Begečki povrtari", shoqata agro-turistiko-ekologjike "Za Jelašnicu" dhe shoqata "Kuća Čuvarkuća".

Për më shumë informacione, vizitoni faqen e „Shoqatës së Fermerëve“



Shikoni historitë tona të suksesshme!

Top
Warning: Use of undefined constant sr - assumed 'sr' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /home/orcars/public_html/sasb-eu.org/cms/template.php on line 750

Warning: Use of undefined constant en - assumed 'en' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /home/orcars/public_html/sasb-eu.org/cms/template.php on line 751

Warning: Use of undefined constant мк - assumed 'мк' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /home/orcars/public_html/sasb-eu.org/cms/template.php on line 752

Warning: Use of undefined constant sq - assumed 'sq' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /home/orcars/public_html/sasb-eu.org/cms/template.php on line 753