GRANT I TRAINING - RINDËRTIM I PEIZAZHIT TRADICIONAL BUJQËSOR

GRANT I TRAINING - OBNOVA TRADICIONALNOG POLJOPRIVREDNOG PEJZAŽA

Projekti "Rindërtim i peizazhit tradicional bujqësor për bujqësi të qëndrueshme – AGRISCAPE&ME" kontribuoi në zhvillimin e bujqësisë së qëndrueshme përmes advokimit për restaurimin, ruajtjen dhe përmirësimin e peizazheve tradicionale bujqësore si pjesë e peizazhit të përgjithshëm kulturor në Mal të Zi.

Qëllimi i projekti ishte që të kontribuonte në zhvillimin e bujqësisë së qëndrueshme përmes ruajtjes, rigjenerimit dhe avancimit të peizazhit tradicional bujqësor në Mal të Zi. Peizazhet tradicionale bujqësore janë krijuar gjatë historisë përmes aktiviteteve të ndryshme bujqësore të njerëzve në një hapësirë të caktuar. Ata kanë kontribuar në krijimin e kulturës dhe identitetit lokal kulturor, prandaj paraqesin një pjesë të rëndësishme të peizazhit kulturor dhe pjesë të trashëgimisë kulturore.

REZULTATET E PROJEKTIT:

1. Modeli i mbrojtjes së peizazhit tradicional bujqësor në shembullin e fshatit Gornja Lastva, komuna Tivat

  • Propozimi për përtëritjen e peizazheve tradicionale bujqësore në fshatin Gornja Lastva dhe shfrytëzimi i potencialeve të fshatit për bujqësi të qëndrueshme, ka ardhur si rezultat i hulumtimit të realizuar përmes projektit. Propozimi përfshin rekomandime konkrete për përtëritjen e peizazheve tradicionale bujqësore në fshatin Gornja Lastva.
  • Modeli për identifikimin dhe analizën e tokës tradicionale bujqësore, është krijuar me pjesëmarrjen e palëve të interesuara, në bazë të hulumtimeve dhe shembullit në Gornja Lastva, si pikë fillestare në procesin e rigjenerimit të zonave rurale dhe bujqësore. Ky model mund të përdoret dhe në fushat tjera të bujqësisë;
  • Vetëdijesim i shtuar i qytetarëve dhe palëve të interesuara rreth peizazhit tradicional bujqësor si pjesë e peizazhit kulturor dhe rreth rëndësisë së rigjenerimit të tyre për bujqësi të qëndrueshme.

2. Korniza ligjore dhe institucionale për mbrojtjen, planifikimin dhe menaxhimin e peizazheve tradicionale bujqësore në Mal të Zi, e përmirësuar.

  • Rekomandimet për përmirësimin e kornizës për mbrojtjen, planifikimin dhe rehabilitimin e peizazhit tradicional bujqësor në Mal të Zi janë zhvilluar në kuadër të këtij projekti, në bazë të hulumtimit të realizuar. Qëllimi i rekomandimeve është t’i ndihmojnë vendimmarrësve në formulimin dhe implementimin e politikës gjithëpërfshirëse të mbrojtjes tradicionale të peizazhit tradicional bujqësor në Mal të Zi.
  • Platforma për përmirësimin e peizazhit tradicional e cila përfshin palë kyçe të interesit në fushën e bujqësisë, trashëgimisë kulturore, peizazhit dhe planifikimit në Mal të Zi, është krijuar me qëllim të advokimit të rekomandimeve për përmirësimin e peizazhit tradicional bujqësor në Mal të Zi.
  • Tryeza e rrumbullakët “Peizazhet bujqësore – vlerat gjendja aktuale dhe sfidat” e organizuar në fshatin Gornja Lastva, ka forcuar bashkëpunimin e palëve kyç të interesit në kuadër të platformës për përmirësimin e peizazhit tradicional bujqësor në Mal të Zi. Tryeza e rrumbullakët ka hapur dialogun rreth peizazhit kulturor si pjesë të trashëgimisë kulturore dhe nevojave për mbrojtjen dhe rigjenerimin e tij dhe ka ndikuar ndjeshëm në vetëdijesimin e palë kyç të interesit dhe qytetarëve rreth peizazhit tradicional bujqësor.

Projekti u realizua nga organizata “EXPEDITIO Qendra për Zhvillim të Qëndrueshëm Hapësinor” nga Mali i Zi, nën mbështetjen e partnerëve dhe bashkëpunëtorëve. Projektin e ka financuar Bashkimi Evropian, në kuadër të projektit rajonal “Bujqësia e qëndrueshme për një Ballkan të qëndrueshëm: Ngritja e kapaciteteve të organizatave të shoqërisë civile për avokim dhe zhvillim të politikave në Ballkanin Perëndimor", i cili zbatohet nga konsorciumi rajonal i OShC-ve: IEP (Shqipëri), FLOROZON (Maqedonia e Veriut), AKTIV (Kosovë*), CZIP (Mali i Zi), të udhëhequr nga ORCA (Serbi).

Ju lutem shkarkoni posterin e prezantimit të projektit.

Për më shumë informacione, vizitoni faqen e shoqatës “EXPEDITIO”

*Ky emërtim nuk cenon qëndrimet për statusin dhe është në përputhje me Rezolutën nr. 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe me Opinionin e GjND-së „Për deklaratën e pavarësisë së Kosovës“.



Shikoni historitë tona të suksesshme!

Top