GRANT I TRAINING - SHËNDETI DHE MIRËQENIA E RIPËRTYPËSVE TË VEGJËL

GRANT I TRAINING - ZDRAVLJE I DOBROBIT MALIH PREŽIVARA

Projekti "Avokimi në fushën e shëndetit, produktivitetit dhe mirëqenies së ripërtypësve të vegjël në zonat rurale të rajonit të Gjirokastrës në Shqipërinë e jugut" realizohet nga shoqata "Royal Albania Foundation" nga Shqipëria, me mbështetjen e partnerëve të saj. Qëllimi i projektit është të diversifikojë sistemin dhe të rrisë prodhimin e ushqimit, për të arritur sigurinë e ushqimit në rajonin e Gjirokastrës nëpërmjet mbarështimit të fuqishëm dhe të qëndrueshëm të ripërtypësve të vegjël dhe përmes një kornize të përmirësuar të politikave në këtë fushë.

Gjatë një viti të zbatimit, projekti do të ndikojë në Administratën Rajonale për Bujqësi dhe administratat komunale për të drejtuar burimet financiare për vaksinimin e ripërtypësve të vegjël dhe për të kompensuar fermerët për të gjitha kafshët e testuara pozitivisht për brucelozën, antraksin dhe agalactia, në përputhje me dispozitat e Ligjit Veterinar të Shqipërisë. Përveç kësaj, ky projekt do të ofrojë mbështetje për vendimmarrësit në katër komuna për të zhvilluar Strategjitë e Shëndetit dhe të Mirëqenies së Kafshëve, përkatësisht zbatimin e tyre në territorin e tyre.Gjithashtu, projekti fuqizon ndërgjegjësimin e komuniteteve rurale (sidomos të grave dhe të fermerëve të rinj) mbi rëndësinë e mirëqenies së kafshëve, praktikat e qëndrueshme blegtorale, duke përfshirë standardet minimale kombëtare dhe mbrojtjen e mjedisit përmes menaxhimit më të mirë të mbeturinave me origjinë shtazore.

Projekti financohet nga Bashkimi Evropian në kuadër të projektit rajonal "Bujqësi e Qëndrueshme për një Ballkan të Qëndrueshëm: ngritja e kapaciteteve të organizatave të shoqërisë civile për avokim dhe zhvillim të politikave në Ballkanin Perëndimor", i cili zbatohet nga konsorciumi rajonal i OShC-ve: IEP (Shqipëri), FLORZON (ish Republika Jugosllave e Maqedonisë), AKTIV (Kosovë*), CZIP (Mali i Zi), të udhëhequr nga ORCA (Serbi).

Për më shumë informacione, vizitoni faqen zyrtare të shoqatës



Shikoni historitë tona të suksesshme!

Top