GRANT I TRAINING - MASAT STIMULUESE NË BUJQËSI

GRANT I TRAINING - PODSTICAJNE MERE U POLJOPRIVREDI

Shoqata qytetare "Resurs centar" nga Majdanpeku dhe partnerët e saj realizojnë projektin "Politikat e qëndrueshme bujqësore në programet e subvencioneve të vetëqeverisjeve vendore në Serbi - A.S.A.P.". Projekti përfshin territorin e 10 komunave në Krahinën e Timokut dhe Braniçevë, dhe qëllimi i tij është të përcaktojë prioritetet dhe masat që do të financohen në vitin e ardhshëm, duke u bazuar në konsultimet me përdoruesit e stimujve për bujqësi dhe zhvillimin rural nga buxheti i komunës.

Kjo nismë njëvjeçare financohet nga Bashkimi Evropian në kuadër të projektit rajonal "Bujqësi e qëndrueshme për një Ballkan të Qëndrueshëm: Ngritja e kapaciteteve të organizatave të shoqërisë civile për avokim dhe zhvillim të politikave në Ballkanin Perëndimor", i cili zbatohet nga konsorciumi rajonal i OShC-ve: IEP (Shqipëri), FLORZON (Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë) , AKTIV (Kosovë*), CZIP (Mali i Zi), të udhëhequr nga ORCA (Serbi).

Procesi i krijimit, marrjes dhe shpenzimit të këtyre fondeve varion nga komunat. Në disa komuna, fondet shpërndahen pa konkurs, në disa të tjera zbatimi është i dobët, dhe në disa nuk ka informata dhe interesim të mjaftueshëm të fermerëve, fermave dhe shoqatave për stimuj në bujqësi.
Komuna e Majdanpekut çdo vit përcakton rreth 13 milion dinarë për Programin e Stimulimit në bujqësi, por realizohen vetëm 50%.

Projekti ASAP ka për qëllim të hulumtojë arsyet për efikasitet të ulët të masave stimuluese në bujqësi dhe të rekomandojë masa për të përmirësuar efikasitetin e Programit të Masave Stimuluese në bujqësi për pesë komuna të përzgjedhura.

Për më shumë informacione, vizitoni faqen në ueb të „Resus centar“ nga Majdanpeku



Shikoni historitë tona të suksesshme!

Top
Warning: Use of undefined constant sr - assumed 'sr' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /home/orcars/public_html/sasb-eu.org/cms/template.php on line 750

Warning: Use of undefined constant en - assumed 'en' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /home/orcars/public_html/sasb-eu.org/cms/template.php on line 751

Warning: Use of undefined constant мк - assumed 'мк' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /home/orcars/public_html/sasb-eu.org/cms/template.php on line 752

Warning: Use of undefined constant sq - assumed 'sq' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /home/orcars/public_html/sasb-eu.org/cms/template.php on line 753