hulumtim për kapacitetet e OSHC-ve

Istraživanje kapaciteta OCD

Hulumtimi ikapaciteteve të organizatave të shoqërisë civile në Ballkanin Perëndimor


Procesi i integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian nënkupton sfida të shumta në fushën e bujqësisë së qëndrueshme dhe të prezervimit të natyrës. Organizatat e shoqërisë civile mund të ndihmojnë shumë në reagimin ndaj këtyre sfidave, duke pasur parasysh pozitën e tyre si një "urë në mes të qytetarëve dhe të institucioneve kompetente" dhe praninë në komunitetet vendore.Megjithatë, në mënyrë që roli i tyre në procesin e integrimit evropian të jetë i suksesshëm, organizatat e shoqërisë civile duhet të kenë kapacitete të caktuara siç janë: qëndrueshmëria organizative dhe financiare, ekspertiza, prania dhe mbështetja në komunitet, njohja nga institucionet kompetente, rrjetëzimi dhe kapaciteti për avokim.

Hulumtimi i kapaciteteve të organizatave të shoqërisë civile në Serbi, Mal të Zi, Maqedoni, Shqipëri dhe Kosovë u krye në qershor të vitit2016. Qëllimi i hulumtimit ishte vlerësimi i kapaciteteve të organizatave të shoqërisë civile në pesë shtete të Ballkanit Perëndimor. Hulumtimi përfshiu 652 organizata të shoqërisë civile në vendet e Ballkanit Perëndimor, të cilat kryesisht punojnë në fushën e bujqësisë së qëndrueshme dhe të prezervimit e natyrës. Hulumtimi u krye në dy faza: faza e parë ishte ajo e hulumtimit online të informacioneve dhe të prezantimeve në internet të shoqatave, dhe faza e dytë ishte hulumtimi i kapaciteteve për avokim të 200 organizatave të shoqërisë civile të përzgjedhura.

Në bazë të këtij hulumtimi është krijuar Programi për Trajnime dhe Grante për organizatat e shoqërisë civile në Ballkanin Perëndimor (Grant & Training Programme).

Përfundimet më të rëndësishme:

1. Përhapja e organizatave të shoqërisë civile është e pabarabartë

Përhapja e pabarabartë e organizatave të shoqërisë civile në rajon është e dukshme. Në Malin e Zi, shumica e organizatave të shoqërisë civile mund të gjenden në pjesët veriore dhe qendrore të vendit. Në Shqipëri dhe Maqedoni, shumica e organizatave, veçanërisht ato me buxhete të mëdha, janë të vendosura në kryeqytetet.Në Serbi dhe sidomos në Kosovë, organizatat janë kryesisht të vendosura në zona të caktuara të vendit (kryeqytetet së bashku me disa qytete dhe komuna të tjera), duke e lënë sektorin civil më pak të zhvilluar në fushën e bujqësisë në vende të tjera.

2. Qëndrueshmëria financiare e organizatave të shoqërisë civile është e dobët

Hulumtimi zbuloi që rreth 58% e organizatave të shoqërisë civile kanë buxhetet vjetore prej më pak se 5.000 EUR; 15% e organizatave kanë buxhetet prej 5.000 deri në 10.000 EUR; ndërsa 11% e organizatave kanë buxhetin që varion nga 10.000 deri në 20,000 EUR.Vetëm 16% e organizatave janë etiketuar si financiarisht të qëndrueshme, me buxhetet vjetore që tejkalojnë 20.000 EUR dhe me më shumë burime të financimit, përfshirë Bashkimin Evropian. Vetëm 4% e organizatave në pesë vende të Ballkanit Perëndimor kanë buxhetin prej mbi 100.000 EUR në vit.

Qëndrueshmëria e dobët financiare është problemi më i rëndësishëm në punën e organizatave të shoqërisë civile në vendet e Ballkanit Perëndimor. Mundësitë e kufizuara të financimit janë një motiv për disa nga këto organizata të zbatojnë projekte që nuk janë të lidhura ngushtë me misionin e tyre, për të siguruar mbijetesën financiare afatshkurtër. Paqëndrueshmëria financiare dhe rezultatet e kufizuara të avokimit janë pasojë e mungesës së planifikimit strategjik dhe të ekspertizës, dhe kjo dominon tek organizatat me buxhetin vjetor nën 10.000 EUR.

3. Kapaciteti i organizatave për planifikim strategjik është i kufizuar

Edhe pse ekzistojnë disa veçori në lidhje me vendet individuale, në përgjithësi kapaciteti për planifikim strategjik i organizatave të shoqërisë civile që punojnë në fushën e bujqësisë dhe të prezervimit të natyrës është i lidhur ngushtë me nivelin e buxhetit të tyre vjetor.

Organizatat me buxhetin vjetor prej më pak se 10.000 EUR zakonisht nuk kanë misione të definuara qartë, programe apo fusha të veçanta të punës, por janë të angazhuara për ngritjen e vetëdijes për një gamë të gjerë temash. Organizatat me buxhetin e tyre vjetor prej 10.000 deri në 20.000 EUR kanë detyrime strategjike më të qarta, dhe projektet e tyre përgjithësisht janë në përputhje me misionet e tyre.Nga ana tjetër, organizatat me buxhetin vjetor prej mbi 20.000 EUR zakonisht kanë misione të përcaktuara qartë dhe qëllime strategjike, apo programe të zhvilluara mirë që merren me një sërë të kufizuar problemesh. Është interesante që edhe pse Mali i Zi është vendi më i vogël në rajon në aspektin e popullsisë, organizatat e shoqërisë civile që punojnë në fushën e bujqësisë dhe të prezervimit të natyrës janë, në raport me madhësinë e popullsisë, më të zhvilluara pikërisht në Mal të Zi.

4. Kapaciteti për avokim duhet të zhvillohet tekorganizatat e shoqërisë civile

Edhe kapaciteti për avokim i organizatave të shoqërisë civile është i lidhur ngushtë me shumën e buxhetit të tyre vjetor.

Pra, aktivitetet e avokimit të organizatave me buxhetin vjetor prej më pak se 5.000 EUR lidhen kryesisht me takimet dhe ligjëratat publike, si dhe me veprimet vullnetare. Organizatat me buxhetin vjetor prej 10.000 deri në 20.000 EUR kanë një fokus më të madh te aktivitetet e programit, dhe disa janë në gjendje të angazhohen në proceset vendimmarrëse në nivelin vendor dhe në projekte të avokimit.Organizatat me buxhetin vjetor mbi 20.000 EUR kanë kapacitete mjaft të zhvilluara për avokim. Megjithatë, duke pasur parasysh se vetëm 16% e organizatave i përkasin kësaj kategorie, përfundimi është se, në përgjithësi, kapacitetet për avokim janë relativisht të dobëta

5. Mjedisi politik është në zhvillim, por ekzistojnë mekanizmat e bashkëpunimit ndërmjet organizatave me shtetin

Mjedisi politik për punën e organizatave të shoqërisë civile është ende në zhvillim. Në të pesë vendet ekzistojnë institucione shtetërore të dedikuara për zhvillimin e organizatave të shoqërisë civile. Instrumentet e financimit publik ekzistojnë në të gjitha vendet, por përdoren në një masë të ndryshme. Vetëqeverisjet vendore, si dhe ministritë përgjegjëse për bujqësi dhe/ose mbrojtjen e mjedisit, janë në gjendje të financojnë punën e organizatave të shoqërisë civile në të gjitha vendet.

Mbështetja më e fortë politike në punën e shoqërisë civile është e dukshme në Malin e Zi. Nga ana tjetër, në Shqipëri, një nga problemet kryesore për sektorin civil është regjistrimi i organizatave të shoqërisë civile. Për shkak të procedurave të vështira, vetëm një numër i kufizuar organizatash janë regjistruar, prandaj supozohet se në vend janë të paktën 8.000 organizata të shoqërisë civile, nga të cilat vetëm 6.800 janë të regjistruara.



Top