PËRMBAJTJA
Bujqësia Natyra Mirëqenia e kafshëve Përkrahje për shtetin Mbështetje për shoqërinë civile Roli i OShC-ve Avokim Hulumtimi i OShC-ve Grant & training KontaktRoli i OShC-ve

SHOQËRIA CIVILE E FORTË DHE AKTIVE – MEKANIZMI I REALIZIMIT TË NDRYSHIMEVE SHOQËRORE
Çdo shoqëri është një shoqëri e interesave të ndryshme kontradiktore, madje edhe konfliktuale, ku qytetarët si individë zakonisht nuk janë në gjendje të bëjnë ndryshimin e dëshiruar të interesit të përgjithshëm. Që të dëgjohet zëri i tyre, qytetarët duhet të jetë të organizuar rreth problemeve të përbashkëta dhe duhet të kenë një mënyrë për të përfaqësuar bashkarisht idenë e ndryshimit që duan të realizojnë. Shoqëria civile ofron këtë mekanizëm..
Termi “shoqëri civile” nënkupton qytetarë të organizuar, të mbledhur rreth nevojave, interesave dhe vlerave të përbashkëta, të cilët nëpërmjet veprimeve të tyre përpiqen të sjellin një ndryshim cilësor në komunitetin e tyre, i cili është me interes të përbashkët për qytetarët. Një nga karakteristikat kryesore të shoqërisë civile është ndarja e saj nga dy sektorët e tjerë të shoqërisë: shteti dhe ekonomia (sektori privat i fitimit). Kjo është arsyeja pse ajo njihet gjerësisht si sektori i "tretë" i nevojshëm i shoqërisë.
Organizatat e shoqërisë civile janë forma vullnetare dhe të pavarura të organizimit të qytetarëve, të cilët nuk janë pjesë e strukturës së qeverisë, dhe të cilët synojnë të mbrojnë interesat e një grupi të caktuar qytetarësh apo të shoqërisë në tërësi.
Organizatat e shoqërisë civile përfshijnë: shoqatat e qytetarëve, fondacionet, fondet, sindikatat, shoqatat profesionale, organizatat fetare, pakicat kombëtare më të shumta, partitë politike, shoqatat sportive dhe grupet jozyrtare.
Ekziston një gamë e gjerë e roleve të shoqërisë civile. Një nga rolet e rëndësishme është që nga pozicioni i pavarësisë në raport me shtetin, ajo e ndikon shtetin nëpërmjet aktiviteteve në fushën e analizës së politikave dhe rregulloreve, si dhe përmes propozimit dhe avokimit të zgjidhjeve të ndryshme me qëllim të përmirësimit të politikave dhe të rregulloreve publike.Përveç kësaj, organizatat e shoqërisë civile monitorojnë dhe rregullojnë sjelljen e shtetit në kontekstin e zbatimit të politikave dhe të rregulloreve publike, d.m.th. sjelljen e punonjësve të tij, dhe promovojnë parimet e qeverisjes së mirë, siç është transparenca, efikasiteti dhe efektiviteti, çiltërsia, inkluziviteti, reaktiviteti dhe përgjegjësia.
Gjithashtu, roli i organizatave të shoqërisë civile është të ndikojnë në kulturën e shoqërisë, me qëllim që të sjellin ndryshime pozitive shoqërore në jetën e përditshme të qytetarëve, që të zbatohen politika dhe rregulloret e përmirësuara, kurse qytetarët të marrin pjesë aktive në zhvillimin e shoqërisë. Organizatat inkurajojnë aktivizmin qytetar duke i lidhur qytetarët ose grupet individuale të qytetarëve dhe duke i ndihmuar ata që të identifikojnë dhe artikulojnë vlerat, besimet, nevojat dhe sjelljet e tyre, d.m.th. të marrin pjesë më plotësisht në politikë dhe në ngjarjet shoqërore.