INTEGRIMET EVROPIANE

Evropske integracije

Nëpërmjet Politikës së Përbashkët Bujqësore (PPB), Bashkimi Evropian angazhohet për të siguruar një standard të lartë jetese për fermerët, duke përcaktuar kushtet për shëndetin dhe mirëqenien e kafshëve, mbrojtjen e mjedisit dhe sigurinë e ushqimit. Bashkimi Evropian vlerëson se bujqësia është një sektor kyç i zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik.


Bashkimi Evropian dëshiron të sigurojë që bujqësia të jetë e qëndrueshme dhe konkurruese. Për të kontribuar në arritje të këtij qëllimi, Bashkimi Evropian financon bujqësorët e orientuar drejt tregut, përkatësisht prodhimit i cili plotëson kërkesat e konsumatorëve, duke ruajtur në të njëjtën kohë natyrën, shëndetin dhe mirëqenien e kafshëve. Buxheti vjetor i përdorur nga Bashkimi Evropian për këtë qëllim është rreth 59 miliardë euro dhe realizohet përmes Fondit Evropian Bujqësor të Garantuar (EAFG) dhe Fondit Evropian Bujqësor për Zhvillim Rural (EAFRD).

Strategjia e Bashkimit Evropian për biodiversitetin ka për qëllim të ndalojë humbjen e biodiversitetit dhe humbjen e shërbimeve të ekosistemit deri në vitin 2020. Legjislacioni i BE-së mbi natyrën, në veçanti Direktiva e Shpendëve dhe Direktiva e Habitateve, është thelbi i politikës së biodiversitetit dhe baza ligjore për një rrjet të burimeve natyrore të mbrojtura (NATURA 2000). Gjithashtu, sipas direktivave të mësipërme, shtetet anëtare duhet të veprojnë në mënyrë që të ruajnë habitatet dhe llojet në Evropë.

Direktivat përfshijnë 57 lloje të habitateve dhe 257 lloje që varen nga aktivitetet bujqësore ose janë të lidhura me aktivitete të ndryshme bujqësore.

Koncepti i prodhimit bujqësor me vlerë të lartë natyrore është propozuar si një nga treguesit e ndikimit të bujqësisë në mjedis, lloje dhe habitate, të cilat duhet të përfshihen në kuadër të monitorimit dhe të vlerësimit të Politikës së Përbashkët Bujqësore në periudhën 2014-2020. Si i tillë, do të zbatohet nëpërmjet dispozitave të nenit 110 të Rregullores Horizontale të PPB-së të propozuar (Rregullorja e Këshillit (EC) nr. 1259/1999). Prandaj, shtetet anëtare të Bashkimit Evropian do të duhet të japin të dhëna për këtë tregues në kuadrin e kornizës për monitorimin dhe vlerësimin e Politikës së Përbashkët Bujqësore. Propozimi legjislativ për zhvillimin rural për periudhën 2014-2020 përfshin restaurimin dhe ruajtjen e biodiversitetit në zonat e prodhimit bujqësor me vlerë të lartë natyrore brenda një prej gjashtë prioriteteve të Bashkimit Evropian për zhvillimin rural.


KAPITULLI NEGOCIONUES 11

Bujqësia dhe zhvillimi rural

KAPITULLI NEGOCIONUES 11 - Bujqësia dhe zhvillimi rural

Politika e përbashkët bujqësore e Bashkimit Evropian është një nga fushat më të rëndësishme, si në aspektin e numrit të rregulloreve që rregullojnë këtë fushë, ashtu edhe në aspektin e pjesës që zë buxheti bujqësor në buxhetin e përgjithshëm të Bashkimit Evropian. Respektivisht, madhësia e buxhetit të Politikës së Përbashkët Bujqësore është shumë e lartë dhe është vetëmmë pak se40% e buxhetit total të BE-së.

Thelbin e politikës bujqësore të Bashkimit Evropian e përbën ndarja në dy shtylla. Shtylla e parë përbëhet nga pagesa direkte dhe ndërhyrja në treg, ndërsa shtylla e dytë lidhet me politikën e zhvillimit rural.

Pagesat direkte nënkuptojnë që, me respektimin e kushteve të caktuara (mbrojtja e mjedisit dhe eshëndetit të njeriut, siguria e ushqimit, respektimi i mirëqenies së kafshëve, mirëmbajtja e tokës në gjendje të mirë), fermerët marrin stimuj pavarësisht nga lloji i prodhimit me të cilin merren.

Ndërhyrjet në treg kanë të bëjnë me blerjen dhe forma të tjera të tërheqjes së produkteve nga tregu, me mbështetjen për prodhimin e produkteve të caktuara, sistemin e kuotave, mbështetjen për organizatat prodhuese (në sektorin e pemëtarisë dhe të perimtarisë). Është e nevojshme të theksohet se në këtë fushë, si dhe në fushën e pagesave direkte, shteti anëtar nuk mund të ketë masat e veta kombëtare, por bëhet fjalë për një politikë në nivelin e Bashkimit Evropian.

Zhvillimi rural përfshin masat që janë të nevojshme për zhvillimin e aktiviteteve në zonat rurale, dhe të cilat kontribuojnë në fuqizimin e konkurrueshmërisë së bujqësisë dhe të pylltarisë, përmirësimin e biodiversitetit të zonave rurale, përmirësimin e cilësisë së jetës, si dhe masat për të inkurajuar diversifikimin e ekonomisë rurale.

KAPITULLI NEGOCIONUES 12

Siguria e ushqimit, politika veterinare dhe fitosanitare

KAPITULLI NEGOCIONUES 12 - Siguria e ushqimit, politika veterinare dhe fitosanitare

Ky kapitull përfshin rregulla të hollësishme në fushën e sigurisë të ushqimit, politikës veterinare dhe fitosanitare. Sistemi i sigurisë të ushqimit në Bashkimin Evropian bazohet në disa parime: përgjegjësia e prodhuesit (të ushqimit, por edhe të ushqimit për kafshët); gjurmimi i ushqimit (aftësia për të gjurmuarushqimin, ushqimin për kafshët, komponentët e ushqimit dhe kafshët nëpër të gjitha fazat në zinxhir); zbatimi i sistemit të analizës së riskut, si dhe zbatimi i parimit të kujdesit kur është e nevojshme.

Në fushën e politikës veterinare dhe fitosanitare, rregulloret e Bashkimit Evropian përcaktojnë rregullat e tregtisë së brendshme dhe futjen e kafshëve të gjalla dhe të produkteve nga vendet e treta në sektorët veterinarë, sektorët e shëndetësisë së bimëve dhe të të ushqyerit të kafshëve, duke siguruar mbrojtjen e shëndetit publik, shëndetit të bimëve dhe të kafshëve dhe të mirëqenies së kafshëve, si dhe sigurinë e ushqimit me origjinë shtazore në tregun e brendshëm.

KAPITULLI NEGOCIONUES 13

Peshkim

KAPITULLI NEGOCIONUES 13 - Peshkim

Kapitulli mbi peshkimin përbëhet nga rregulloret që nuk kërkojnë transpozim në legjislacionin kombëtar. Megjithatë, është e nevojshme të përfshihen masa të caktuara për të përgatitur administratën dhe operatorët për pjesëmarrje në një politikë të përbashkët të peshkimit, e cila përfshin politikën e tregut, menaxhimin e burimeve, inspektimin dhe kontrollin, veprimet strukturore dhe kontrollin e ndihmës shtetërore. Në disa raste, është e nevojshme të përshtaten marrëveshjet ekzistuese të peshkimit dhe konventat me vendet e treta ose me organizatat ndërkombëtare.

Politika e përbashkët e peshkimit të BE-së përfshin çështjet e shfrytëzimit dhe të menaxhimit të pasurisë së peshkimit, çështjet e rregullimit të tregut me produkte të peshkut, çështjet e politikave strukturore, të mbikëqyrjes dhe të kontrollit, si dhe bashkëpunimin ndërkombëtar në peshkim. Politikat e peshkimit të Bashkimit Evropian reformohen çdo dhjetë vjet, si përgjigje e ndryshimeve që lidhen me sasinë e peshkut, si dhe mundësive të përgjithshme ekonomike në peshkim. Qëllimi është të sigurohet përdorimi i qëndrueshëm afatgjatë i pasurisë jetësore të detit në nivel evropian dhe të merret parasysh kërkesa në rritje e tregut për produkte të shëndetshme nga deti.

KAPITULLI NEGOCIONUES 27

Mjedis

KAPITULLI NEGOCIONUES 27 - Mjedis

Politika mjedisore e Bashkimit Evropian synon të promovojë zhvillimin e qëndrueshëm dhe mbrojtjen e mjedisit për gjeneratat aktuale dhe të ardhshme. Bazohet në veprime parandaluese (sipas parimit - ndotësipaguan), luftën kundër dëmeve mjedisore në burimin e ndotjes, përgjegjësinë e përbashkët dhe integrimin e mbrojtjes së mjedisit në politikat e tjera të BE.

Bashkimi Evropian i kushton vëmendje të veçantë çështjes së luftimit kundër ndryshimeve klimatike dhe rreth 20% e buxhetit për vitet 2014-2020 është ndarë për këtë fushë praktike dhe politike. Korniza e re për klimën dhe politikën energjetike të Bashkimit Evropian deri në vitin 2030 parashikon reduktimin e emetimeve të gazrave serrë me 40% krahasuar me 1990. Instrumentet bazike të politikës së luftimit kundër ndryshimeve klimatike janë dekarbonizimi, rritja e përdorimit të burimeve të ripërtëritshme të energjisë dhe efikasiteti i energjisë.

Për të zbatuar arritjet ligjore të Bashkimit Evropian në fushën e mjedisit, nevojiten investime të rëndësishme, si dhe një administratë e fuqishme dhe e pajisur mirë në nivel kombëtar dhe vendor. Shtetet anëtare duhet të krijojnë një kornizë specifike për menaxhimin dhe kontrollin financiar, duke përfshirë revizionin.

Top