PËRMBAJTJA
Bujqësia Natyra Mirëqenia e kafshëve Përkrahje për shtetin Integrimet evropiane Hulumtim PBVLN Politika rajonale Mbështetje për shoqërinë civile KontaktPOLITIKA RAJONALE

POLITIKAT PUBLIKE EFEKTIVE MUND TË KRIJOHEN VETËM PËRMES PUNËS SË PËRBASHKËT TË ORGANEVE SHTETËRORE, ORGANIZATAVE TË SHOQËRISË CIVILE DHE KOMUNITETEVE SHKENCORE
Përmes projektit "Bujqësi e Qëndrueshme për një Ballkan të Qëndrueshëm" ne mbështesim autoritetet kompetente shtetërore për të zhvilluar politikë në fushën e bujqësisë së qëndrueshme, mbrojtjen e biodiversitetit dhe mirëqenien e kafshëve në Ballkanin Perëndimor.
Platforma Rajonale e Punës i është përkushtuar krijimit të Kornizës së Politikës Rajonale për mbrojtjen e biodiversitetit dhe të mirëqenies së kafshëve në zonën bujqësore. Platforma e punës përbëhet nga institucionet kompetente, organizatat e shoqërisë civile dhe përfaqësuesit e komunitetit shkencor nga Ballkani Perëndimor, të mbështetur nga ekspertët e shquar nga Evropa. Rezultatet e hulumtimit të realizuar në vitet 2017 dhe 2018 do të jenë baza për zhvillimin e Kornizës së Politikës Rajonale për mbrojtjen e biodiversitetit dhe të mirëqenies së kafshëve në zonën bujqësore.
Punën e platformës mund ta ndiqni në këtë ueb faqe.