GRANT I TRAINING - KONSOLIDIM NË SHËRBIM TË BUJQËSISË SË QËNDRUESHME

GRANT I TRAINING - KOMASACIJA U SLUŽBI ODRŽIVE POLJOPRIVREDE

“Konsolidimi i tokës bujqësore si një instrument për zhvillimin e qëndrueshëm të bujqësisë" është një projekt që u zbatua nga shoqata QSK NATYRA nga Shqipëria me partnerët e saj, për të arritur parakushte për një dialog konstruktiv të bazuar në dije, midis vendimmarrësve në nivel kombëtar dhe organizatave të shoqërisë civile, me temën e konsolidimit të tokës bujqësore në Shqipëri. Projekti zhvilloi një model të konsolidimit të tokës sipas shembullit të Bashkisë së Fierit në Shqipëri.

REZULTATET E PROJEKTIT:

1. Modeli i konsolidimit të tokës i zhvilluar në shembullin e Bashkisë së Fierit në Shqipëri

  • Program i konsolidimit të tokës në Bashkinë e Fierit, është hartuar në bazë të hulumtimit të realizuar nga Bashkia e Fierit dhe është votuar nga palët e interesuara në Konferencën Kombëtare të Konsolidimit të Tokës që organizuar nga natyra. Ai është sot një dokument aktiv dhe model të cilin Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Shqipërisë mund ta përdor në bashkitë tjera.
  • Program është krijuar me pjesëmarrje aktive të palëve të interesuara (përfaqësuesit e administratës së bashkisë, drejtorive rajonale, prodhuesve bujqësorë dhe ekspertëve të konsolidimit të tokës). Në diskutime rreth draft programit kanë marrë pjesë mbi 500 njerëz.
  • Një model i suksesshëm i kooperativës bujqësore në njësinë administrative të Xarës është identifikuar dhe prezantuar para anëtarëve të parlamentit si njëra prej masave të mundshme për zgjidhjen e problemeve të fragmentimit të tokës, i përfshirë në programin e konsolidimit të tokës në Bashkinë e Fierit.

2. Në Shqipëri është hapur në nivel kombëtar dialogu për konsolidimin e tokës.

  • Dokument studimi me rekomandime për avancimin e Strategjisë Kombëtare për Konsolidimin e Tokës, është hartuar gjatë projektit dhe prezantuar para institucioneve relevante në takimet e mbajtura.
  • Propozimin për avancimin e Strategjisë Kombëtare për Konsolidimin e Tokës, draft ligjit për konsolidimin e tokës, përkatësisht propozimin për themelimin e mekanizmit institucional për implementimin masave mbështetëse për fermerët, e ka miratuar Komisioni për aktivitete prodhuese dhe mjedis, në kuadër të Qeverisë së Shqipërisë.
  • Njëzëri janë votuar Programi i konsolidimit të tokës në Bashkinë e Fierit dhe Dokumenti i studimit me rekomandimet për avancimin e Strategjisë Kombëtare për Konsolidimin e Tokës, nga ana e pjesëmarrësve të Konferencës Kombëtare. Dokumentet janë dërguar më pas në Kuvendin e Shqipërisë, tek Kryeministri dhe ministritë relevante.

Projekti u realizua nga organizata “QSK NATYRA” nga Shqipëria, nën mbështetjen e partnerëve dhe bashkëpunëtorëve. Projektin e ka financuar Bashkimi Evropian, në kuadër të projektit rajonal “Bujqësia e qëndrueshme për një Ballkan të qëndrueshëm: Ngritja e kapaciteteve të organizatave të shoqërisë civile për advokim dhe zhvillim të politikave në Ballkanin Perëndimor", i cili zbatohet nga konsorciumi rajonal i OShC-ve: IEP (Shqipëri), FLOROZON (Maqedonia e Veriut), AKTIV (Kosovë*), CZIP (Mali i Zi), të udhëhequr nga ORCA (Serbi).

Ju lutem shkarkoni posterin e prezantimit të projektit.

*Ky emërtim nuk cenon qëndrimet për statusin dhe është në përputhje me Rezolutën nr. 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe me Opinionin e GjND-së „Për deklaratën e pavarësisë së Kosovës“.



Shikoni historitë tona të suksesshme!

Top