GRANT I TRAINING - AGRO-PUBLIK AKTIV

GRANT I TRAINING - AKTIVNA AGRO-JAVNOST

Qëllimi i projektit „Agro-Publiku Aktiv“ ishte kontribuimi në krijimin e një menaxhimi të qëndrueshëm të mbeturinave të gjelbra nga prodhimi bujqësor, në rajonin e Grykës së Kotorit nëpërmjet pjesëmarrjes aktive të shoqërisë civile në proceset vendimmarrëse, zbatimit të politikave dhe të rregulloreve në nivelin vendor dhe promovimit të prodhimit të qëndrueshëm bujqësor.

REZULTATET E PROJEKTIT:

1. Planet e avancuara të menaxhimit të mbeturinave me masat e menaxhimit të qëndrueshëm të mbeturinave të gjelbra nga prodhimi bujqësor

  • Është kryer një analizë e suksesit të menaxhimit të mbeturinave të gjelbra nga prodhimi bujqësor në ferma, ndërsa rezultatet e analizës janë shfrytëzuar gjatë avokimit të avancimit të planeve lokale për menaxhim të mbeturinave.
  • Planet lokale për menaxhimin e mbeturinave janë ndryshuar në komunat Kotor, Tivat dhe Herceg Novi, falë avokimit të zbatuar përmes projektit, në mënyrë që të përfshihet menaxhimi i qëndrueshëm i mbeturinave të gjelbra (kompostimi).
  • Është ndryshuar vendimi i vetëqeverisjeve lokale të Kotorit dhe Tivatit për masat mbështetëse për prodhuesit bujqësorë. Këto komuna në mesin e masave mbështetëse kanë definuar edhe masën mbështetëse të programit për menaxhimin e qëndrueshëm të mbeturinave të gjelbra nga prodhimi bujqësor.
  • Është nënshkruar dhe miratuar Memorandumi i Bashkëpunimit ndërmjet komunave Kotor, Tivat e Herceg Novi dhe Eko Centar DELFIN partner në projekt. Me këtë dokument, nënshkruesit kanë marrë për obligim të punojnë në avancimin e menaxhimit të mbeturinave të gjelbra nga prodhimi bujqësor – kompostim, në edukimin e prodhuesve bujqësorë për bujqësinë e qëndrueshme.

2. Kapacitetet e fuqizuara të prodhuesve bujqësorë në Grykën e Boka Kotorska

  • Është mbajtur një trajnim i prodhuesve bujqësorë për menaxhim të qëndrueshëm të mbeturinave të gjelbra nga prodhimi bujqësor – kompostimi.
  • Sistemin e kompostimit në fermat e tyre janë obliguar ta vendosin 45 prodhues bujqësorë, përfitues të programit të trajnimit. Ata kanë marrë si dhuratë komposterë, e gjatë vendosjes së sistemit të kompostimit, kanë pasur mbështetje këshillëdhënëse dhe monitorim nga Eko Centar Delfin. Të gjithë përfituesit e kanë vendosur me sukses sistemin e kompostimit, e gjatë projektit, shumica kanë prodhuar me sukses komposto.
  • Janë hartuar broshurat për menaxhimin e mbeturinave të gjelbra nga prodhimi bujqësor – kompostimi dhe praktikat e mira bujqësore, si dhe manuali “Kalendari i punëve bujqësore”. Qëllimi i këtyre materialeve është t’i ndihmojnë prodhuesve bujqësorë gjatë vendosjes së sistemit të kompostimit.

Projekti u realizua nga organizata “Eko Centar DELFIN” nga Mali i Zi, nën mbështetjen e partnerëve dhe bashkëpunëtorëve. Projektin e ka financuar Bashkimi Evropian, në kuadër të projektit rajonal “Bujqësia e qëndrueshme për një Ballkan të qëndrueshëm: Ngritja e kapaciteteve të organizatave të shoqërisë civile për avokim dhe zhvillim të politikave në Ballkanin Perëndimor", i cili zbatohet nga konsorciumi rajonal i OShC-ve: IEP (Shqipëri), FLOROZON (Maqedonia e Veriut), AKTIV (Kosovë*), CZIP (Mali i Zi), të udhëhequr nga ORCA (Serbi).

Ju lutem shkarkoni posterin e prezantimit të projektit.

Për më shumë informacione, vizitoni faqen në ueb të „Eко Центар ДЕЛФИН“.

*Ky emërtim nuk cenon qëndrimet për statusin dhe është në përputhje me Rezolutën nr. 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe me Opinionin e GjND-së „Për deklaratën e pavarësisë së Kosovës“.



Shikoni historitë tona të suksesshme!

Top