GRANT I TRAINING - MASAT STIMULUESE NË BUJQËSI

GRANT I TRAINING - PODSTICAJNE MERE U POLJOPRIVREDI

Shoqata qytetare "Resurs centar" nga Majdanpeku dhe partnerët e saj realizuan projektin "Politikat e qëndrueshme bujqësore në programet e subvencioneve të njësive vendore në Serbi - A.S.A.P." Projekti përfshiu territorin e 10 komunave në Krahinën e Timokut dhe Braniçevë, dhe qëllimi i tij ishte përcaktimi i prioriteteve dhe masat që do të financohen në vitin e ardhshëm, duke u mbështetur në konsultimet me përdoruesit e stimujve për bujqësi dhe zhvillimin rural nga buxheti i komunës.

REZULTATET E PROJEKTIT:

1. Masat vendore mbështetëse, të përshtatura për prodhuesit bujqësor

  • Raporti gjithëpërfshirës për programet ekzistuese vendore në bujqësi në 10 komunat e synuara, është hartuar me qëllim të identifikimit të problemeve kryesore në lidhje me politikat lokale për mbështetje bujqësisë, për të shërbyer si bazë për advokim të masave më të mira të mbështetjes të përshtatura me nevojat e prodhuesve bujqësorë.
  • Tryeza e rrumbullakët mblodhi përfaqësuesit e 10 njësi vendore, prodhuesit bujqësor dhe ekspertët e fushës së bujqësisë, me qëllim të analizës dhe plotësimit të raportit për efektet e programeve ekzistuese lokale dhe masave mbështetëse në bujqësi.
  • Rekomandimet për avancimin e efektivitetit të programeve vendore dhe masave mbështetëse në bujqësi, janë hartuar në bazë të hulumtimeve dhe konkluzioneve nga Tryeza e rrumbullakët. Rekomandimet konkretizojnë masat që duhet zbatuar, ndërsa u janë dërguar vendimmarrësve në nivel vendor dhe kombëtar
  • Ndryshimet konkrete në Vendimet për shfrytëzimin e buxhetit vendor të bujqësisë janë miratuar në tri njësive vendore: Majdanpek, Sokobanjë dhe Kuçevo në bazë të Rekomandimeve të Qendrës së Resurseve. Këto tri njësi vendore kanë ndarë fonde më të mëdha për subvencione në bujqësi, kanë diversifikuar masat mbështetëse në përputhje me nevojat e fermerëve, ndërsa në fokus kanë pasur kooperativat bujqësore.

2. Mekanizmi i ri për krijimin e politikave të qëndrueshme të përfshijnë përfituesit – Grupi Vendor i Veprimit (GVV)

  • Një grup vendor i veprimit në Majdanpek – “Via Danubius” është regjistruar me ndihmën e Qendrës së Resurseve gjatë realizimit të projektit. Ky grup vendor i veprimit përfshin territorin e tri komunave: Majdanpek, Kladovo dhe Negotin, dhe ka 22 anëtarë, duke përfshirë fermerët, blegtorët dhe shoqatat e qytetarëve.

Projekti u realizua nga organizata “Qendra e Resurseve Majdanpek” nga Serbia, nën mbështetjen e partnerëve dhe bashkëpunëtorëve. Projektin e ka financuar Bashkimi Evropian, në kuadër të projektit rajonal “Bujqësia e qëndrueshme për një Ballkan të qëndrueshëm: Ngritja e kapaciteteve të organizatave të shoqërisë civile për advokim dhe zhvillim të politikave në Ballkanin Perëndimor", i cili zbatohet nga konsorciumi rajonal i OShC-ve: IEP (Shqipëri), FLOROZON (Maqedonia e Veriut), AKTIV (Kosovë*), CZIP (Mali i Zi), të udhëhequr nga ORCA (Serbi).

Ju lutem shkarkoni posterin e prezantimit të projektit.

Për më shumë informacione, vizitoni faqen në ueb të „Resus centar“ nga Majdanpeku.

*Ky emërtim nuk cenon qëndrimet për statusin dhe është në përputhje me Rezolutën nr. 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe me Opinionin e GjND-së „Për deklaratën e pavarësisë së Kosovës“.



Shikoni historitë tona të suksesshme!

Top