MIRËQENIA E KAFSHËVE

Dobrobit životinja

Mirëqenia e kafshëve është një pjesë e rëndësishme e bujqësisë së qëndrueshme.


Lidhja e fortë midis njerëzve dhe kafshëve në Ballkanin Perëndimor vjen nga tradita e gjatë e blegtorisë në këtë rajon. Në këtë pjesë të Evropës ende mund të shihen barinjtë të cilët mbajnë kope me dele apo gjedhë në livadh, të shoqëruar gjithmonë nga qentë besnikë të bariut.

Mirëqenia e kafshëve është pjesë e praktikës së mirë bujqësore dhe është e lidhur ngushtë me arritjen e një produktiviteti më të lartë të kafshëve dhe të fitimeve më të larta, përkatësisht me më pak humbje dhe shpenzime për shkak të sëmundjeve dhe të lëndimeve të kafshëve.

Praktikat intensive bujqësore që dëmtojnë mirëqenien e kafshëve të fermës ndikojnë drejtpërdrejt në rritjen e emetimeve të gazrave serrë që janë shkaku kryesor i ndryshimeve klimatike, në shkatërrimin e habitateve natyrore të llojeve të egra përmes përhapjes së tokës bujqësore për kultivimin e kulturave bujqësore të nevojshme për ushqimin e kafshëve të fermës në sistemet intensive, dhe në përdorimin dhe ndotjen e burimeve ujore rreth fermave me një numër të madh të kafshëve (Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë e KB-së –FAO, 2006).

18% e emetimeve të gazrave serrë janë shkaktuar nga mbarështimi intensiv i blegtorisë - më shumë se nga trafiku (Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë e KB-së– FAO 2006)

„Mirëqenia e një kafshe tregon se si kafsha reagon ndaj kushteve në të cilat jeton. Kafsha ka një gjendje të mirë të mirëqenies kur është e shëndetshme, e ushqyer, e sigurt, e aftë të shfaqë sjellje natyrore, nëse është e rehatshme dhe kur nuk vuan për shkak të gjendjeve të pakëndshme si dhimbja, frika dhe stresi.“ (Organizata Botërore e Shëndetësisë së Kafshëve – OIE, 2017)

Koncepti i njohur ndërkombëtarisht "Pesë Liri" mund të shërbejë si një udhëzues i dobishëm për vlerësimin e mirëqenies së kafshës:

      1. Liria nga uria dhe etja, duke siguruar sasi të mjaftueshme të ushqimit cilësor dhe të ujit të freskët;
      2. Liria nga shqetësimi, duke siguruar strehim të përshtatshëm dhe zonë të rehatshme pushimi;
      3. Liria nga dhimbja, lëndimet dhe sëmundjet, duke siguruar kujdesin veterinar të shpejtë dhe adekuat, si dhe kujdesin parandalues;
      4. Liria nga frika dhe ankthi, duke siguruar kushte dhe trajtime që shmangin vuajtjet mentale të kafshës;
      5. Liria për të shprehur sjelljen karakteristike të llojes, duke siguruar hapësirë të mjaftueshme, objekte adekuate për mbajtjen e kafshëve dhe shoqërinë e përshtatshme për kafshët e të njëjtit lloji.

Koncepti i pesë lirive është i përfshirë në bazat e të gjitha rregulloreve ndërkombëtare dhe kombëtare që lidhen me mirëqenien e kafshëve.

Në shumë zona rurale, mbijetesa e fermerëve të vegjël, zakonisht jo aq të pasur, lidhet drejtpërdrejt me mbijetesën dhe shëndetin e kafshëve që ata mbarështojnë, si dhe me cilësinë e produkteve me origjinë shtazore.

Përfitime të mëdha në apektin e efikasitetit të lartë mund të arrihen duke përmirësuar prodhimin në fermat e vogla përmes përmirësimit të të ushqyerit, përzgjedhjes së atyre racave blegtorale që i përgjigjen mirë klimës vendore, sigurimit të kujdesit adekuat veterinar dhe përmes praktikës së tillë të prodhimit që siguron që kafshët të plotësojnë nevojat e sjelljes, përkatësisht zvogëlon mundësinë e stresit dhe të lëndimëve.

Mirëqenia e kafshëve të fermës është një pjesë e rëndësishme dhe e domosdoshme e bujqësisë së qëndrueshme.

Shumë faktorë kontribuojnë në prodhimin e ushqimit të sigurt dhe të shëndetshëm, por shëndeti dhe mirëqenia e kafshëve janë me rëndësi më të madhe (Organizata Botërore e Shëndetësisë së Kafshëve, OIE)

Bujqësia e qëndrueshme gjithashtu duhet të jetë e qëndrueshme në prodhimin blegtoral. Sa më të mira janë kushtet për mbajtjen e kafshëve, aq me e mirë bëhet dhe gjendja e mirëqenies së tyre. Me këtë, vlera e shtuar e produkteve të këtyre kafshëve është më e lartë, gjë që ka një ndikim pozitiv si në gjendjen e përgjithshme shëndetësore të kafshëve, ashtu edhe në të ardhurat e fermerëve.

Që nga vitet 1950, blegtoria dhe praktikat e blegtorisë ndryshojnë me shpejtësi, në mënyrë që të rritet vëllimi i prodhimit dhe kjo ka rezultuar me zbatimin e disa praktikave të reja bujqësore. Në fermat industriale, një numër i madh i kafshëve mbahet në kushte që ndikojnë negativisht në mirëqenien e tyre. Një shembull i kësaj janë lopët mjelëse, të cilat pas dy ose tre vjetëve të mjeljes intensive shpesh përjashtohen nga prodhimi për shkak të gjendjes së keqe shëndetësore (shpesh shfaqet mastiti ose çalimi). Praktikat e tilla bujqësore nuk janë të qëndrueshme në planin afatgjatë, veçanërisht për fermat bujqësore të vogla dhe të mesme.

Fakti që kafshët janë qenie të ndërgjegjshme, të cilat janë në gjendje të ndiejnë dhimbjet dhe vuajtjet në kushtet industriale, kryesisht injorohet. Kafshët shpesh nuk janë në gjendje të shprehin sjelljen normale dhe vendi ku mbahen është shpesh aq i kufizuar saqë pengon që kafsha të ngrihet ose të kthehet. Shembuj të këtij lloji të mbajtjes janë kutitë e ngushta për mbarështimin e viçave, broilerët dhe kafazet me bateri për klloçka, pastaj hapësira e kufizuar për dosa dhe shumë të tjerë.

Dobitë e gjendjes së mirë të mirëqenies së kafshëve

PËRMIRËSIMI I
SHENDETIT PUBLIK

Hulumtimet shkencore të ekspertëve udhëheqës botërorë në fushën e shëndetit të njerëzve dhe të kafshëve kanë treguar se blegtoria intensive ka pasoja të drejtpërdrejta për shëndetin e njeriut.

PËRMIRËSIMI I SHENDETIT PUBLIK

Arritja e standardeve të larta në fushën e mirëqenies së kafshëve ndikon pozitivisht në fuqizimin e konkurrueshmërisë së produkteve me origjinë shtazore në tregun e brendshëm dhe evropian, dhe rrjedhimisht në zhvillimin e qëndrueshëm rural (Qendra Hulumtuese të Mediave 2012).

Njerëzit që u sigurojnë kafshëve të tyre një gjendje të mirë mirëqenieje do të përfitojnë prej saj. Kujdesi i duhur dhe sigurimi i kujdesit të nevojshëm veterinar për kafshët e fermëszvogëlon rrezikun e sëmundjeve të përbashkëta për njerëzit dhe kafshët (tuberkulozi, tetanosi, tërbimi, ebola, trihinoza, tifoja dhe shumë të tjerë). Shumë parazitë që mendohej se ishin nën kontroll, shfaqen gjithnjë e më shumë, pasi kafshët mbahen në kushte që korrespondojnë me zhvillimin dhe përhapjen e këtyre parazitëve, si dhe të shumë sëmundjeve të tjera. Kjo çon në rritje të përdorimit të antibiotikëve dhe të antiparazitëve për të shmangur ngordhjen. Hulumtimet shkencore nga ekspertët udhëheqës botërorë në fushën e shëndetit të njerëzve dhe të kafshëve kanë treguar se përdorimi i tepërt i antibiotikëve dhe i hormoneve në prodhimin blegtoral ka pasoja të drejtpërdrejta për shëndetin e njeriut.

ZHVILLIMI EKONOMIK
DHE ZHVILLIMI I KOMUNITETEVE VENDORE

Të ardhurat, statusi shoqëror dhe siguria, ushqimi dhe veshja, rreth një miliard njerëz varen drejtpërdrejt nga kafshët, kështu që mirëqenia e këtyre kafshëve është thelbësore për mbijetesën e njerëzve (FAO, 2008).

ZHVILLIMI EKONOMIK DHE ZHVILLIMI I KOMUNITETEVE VENDORE

Kujdesi për mirëqenien e kafshëve të fermës ndikon në uljen e humbjeve ekonomike nga praktikat e dobëta të prodhimit, d.m.th. ndikon në rritjen e potencialit të eksportit të produkteve ushqimore, i cili në aspektin e mirëqenies së kafshëve përmbush kërkesat e larta të konsumatorëve. Në shumë komunitete vendore, veçanërisht në zonat rurale, mbijetesa e fermerëve varet nga cilësia e produkteve me origjinë shtazore që tregtohen, ndërsa cilësia e këtyre produkteve varet nga vet shëndeti i kafshëve.Standardet e larta të mirëqenies së kafshëve ndikojnë në rritjen e cilësisë së produkteve, të cilat bëhen më konkurruese në treg, më kërkuese nga konsumatorët, ndërsa fermerët kanë fitime më të mëdha dhe një pozitë më të mirë. Një fermer që mbarështon kafshët e tij, duke respektuar standardet e larta të mirëqenies së kafshëve, do të prodhojë mish, qumësht dhe vezë më cilësore, të cilat konsumatorët janë të etur t’i blejnë. Cilësia e lartë e këtyre produkteve rrit konkurrencën dhe siguron një shans për të rritur eksportin, gjë që ndikon drejtpërdrejt në krijimin e vendeve të reja të punës.

INTEGRIMET
EVROPIANE

Bashkimi Evropian njeh rëndësinë e mirëqenies së kafshëve në aspektin e sigurisë së ushqimit, si dhe të zhvillimit të bujqësisë konkurruese të qëndrueshme.

INTEGRIMET EVROPIANE

Arritja e standardeve të larta në fushën e mirëqenies së kafshëve ndikon pozitivisht në fuqizimin e konkurrueshmërisë së produkteve me origjinë shtazore në tregun e brendshëm dhe evropian, dhe rrjedhimisht në zhvillimin e qëndrueshëm rural (Qendra Hulumtuese të Mediave 2012).

Një nga parimet themelore të legjislacionit të BE-së, që ka të bëjë me mbrojtjen e kafshëve, është që ata të mos i nënshtrohen dhimbjes ose torturës së panevojshme. Kjo pasqyrohet në rregullore të qarta lidhur me kushtet në të cilat mund të mbarështohen kafshët shtëpiake, si dhe në çfarë kushtesh mund të transportohen dhe në të cilat ferma të theren. Këto rregulla janë përditësuar vazhdimisht në përputhje me përparimin e vazhdueshëm të njohurive shkencore dhe janë një nga rregullat më të rrepta në botë.

Kur Marrëveshja e Lisbonës hyri në fuqi në vitin 2009, e plotësoi "Traktatin mbi Funksionimin e Bashkimit Europian" dhe përfshiu njohjen se kafshët janë qenie ndijore. Neni 13 i Kapitullit II thekson se:

„Gjatë formulimit dhe zbatimit të zhvillimit të bujqësisë, peshkimit, transportit, tregut të brendshëm, hulumtimeve dhe teknologjisë, si dhe të politikave që lidhen me Universin, Bashkimi Evropian dhe shtetet anëtare, duke marrë parasysh se kafshët janë qenie ndijore, do të konsiderojnë plotësisht nevojat e mbrojtjes së mirëqenies së kafshëve, duke respektuar dispozitat legjislative ose administrative dhe zakonet e shteteve anëtare në lidhje me ritet fetare, traditat kulturore dhe trashëgiminë rajonale“.



Top
Warning: Use of undefined constant sr - assumed 'sr' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /home/orcars/public_html/sasb-eu.org/cms/template.php on line 750

Warning: Use of undefined constant en - assumed 'en' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /home/orcars/public_html/sasb-eu.org/cms/template.php on line 751

Warning: Use of undefined constant мк - assumed 'мк' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /home/orcars/public_html/sasb-eu.org/cms/template.php on line 752

Warning: Use of undefined constant sq - assumed 'sq' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /home/orcars/public_html/sasb-eu.org/cms/template.php on line 753