PËRMBAJTJA
Bujqësia Natyra Natyra në shërbim të bujqësisë Toka dhe praktika Ballkani Perëndimor Serbia Kosova Mali i Zi Maqedonia Shqipëria Shërbimet e natyrës Mirëqenia e kafshëve Përkrahje për shtetin Mbështetje për shoqërinë civile KontaktBALLKANI PERËNDIMOR

BALLKANI PERËNDIMOR, TOKA PJELLORE PËR PRODHIMIN BUJQËSOR ME VLERË TË LARTË NATYRORE
Në pjesën më të madhe të Ballkanit Perëndimor, bujqësia është dega më e rëndësishme e ekonomisë. Për shekuj me radhë, bujqësorët shfrytëzojnë potencialin e lartë natyror të këtij rajoni për të kryer aktivitete të ndryshme bujqësore. Pjesa e zonës bujqësore këtu zë 40% të territorit, ndërsa blegtoria dhe lavërtaria, si dy shtylla mbështetëse të bujqësisë, janë thellësisht të rrënjosura në çdo segment të shoqërisë.
Ballkani Perëndimor, me pasuri të jashtëzakonshme të botës bimore dhe shtazore, është një nga pjesët më të pasura të Evropës në aspektin e biodiversitetit.Ka shumë lloje endemike (llojet që jetojnë vetëm në Ballkanin Perëndimor) dhe habitate karakteristike, shumë prej të cilave kanë rëndësi evropiane ose globale për ruajtjen. Dendësia e popullatës së llojeve të ndryshme të përmendura në Listën e Kuqe të Llojeve të Rrezikuara është dy deri në katër herë më e lartë se në 15 vende anëtare më të vjetra të BE-së (EEA, 2010).
Shumë habitate bujqësore të rëndësishme për biodiversitetin janë krijuar nga praktikat shekullore të kullotjes tradicionale dhe metodat jointensive të prodhimit bujqësor.Lidhja midis prodhimit bujqësor me vlerë të lartë natyrore, biodiversitetit dhe peizazheve tradicionale të Ballkanit Perëndimor është shumë e fortë. Prandaj nuk është çudi që rajoni (Evropa Juglindore duke përfshirë Ballkanin Perëndimor) konsiderohet si "ari i gjelbër" dhe "mushkëritë e gjelbra" të Evropës (EEA).
Vendet e Ballkanit Perëndimor si kandidatë për anëtarësim në BE ndryshojnë gradualisht politikat e tyre bujqësore me qëllim të harmonizimit me Politikën e Përbashkët Bujqësore të Bashkimit Evropian. Sfida më e madhe para nesh është të sigurojmë një proces të mirë-menaxhuar për futjen e prodhimit bujqësor me cilësi të lartë në politikat e vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Dendësia e popullatës së llojeve të ndryshme të cekura në Listën e Kuqe të Llojeve të Rrezikuara është dy deri në katër herë më e lartë se në 15 vende anëtare më të vjetra të BE-së (EEA, 2010).
Shumë praktika të vjetra bujqësore me vlerë të lartë natyrore janë ruajtur përmes traditës, si mënyrë jetese në pjesën më të madhe të Ballkanit Perëndimor.
Klikoni te shteti për më shumë informacione mbi gjendjen aktuale dhe potencialin për zhvillimin e prodhimit bujqësor me vlerë të lartë natyrore
* Ky emërtim nuk cenon qëndrimet për statusin dhe është në përputhje me Rezolutën nr. 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe me Opinionin e GjND-së „Për deklaratën e pavarësisë së Kosovës“.
Serbia Kosova * Mali I Zi Shqipëria Maquedonia