BALLKANI PERËNDIMOR - MALI I ZI

Priroda u službi poljoprivrede

Mali i Zi ndodhet në pjesën juglindore të Ballkanit Perëndimor. Sipërfaqja totale e vendit është 13.812 km², nga e cila 37% zë toka bujqësore (kryesisht kullotat dhe livadhet).Kushtet natyrore në Mal të Zi karakterizohen nga zona të mëdha kodrinore dhe malore me reliev të njohur dhe vetëm zona të vogla rrafshinore. Mali më i lartë është Durmitori, 2.522 m. Bregdeti i Adriatikut është 293.5 km i gjatë. Klima në Malin e Zi ndryshon nga mesdhetare te subkontinentale dhe kontinentale brenda një distance shumë të shkurtër dhe nën ndikimin e afërsisë së detit Adriatik dhe relievin lokal.Sa i përket zonave biogjeografike, vendi është pothuajse barabar i ndarë mes Mesdheut dhe rajonit alpin, që tregon një kontrast të madh në kushtet fizike në një distancë shumë të shkurtër.

Bujqësia në Mal të Zi

Në vitin 2009, toka bujqësore mbulonte 37% të territorit të vendit. Bujqësia në Mal të Zi është e shumëllojshme, nga kultivimi i ullinjve dhe i agrumeve në brezin bregdetar, perimet dhe vreshtaria në pjesën qendrore, deri te rritja ekstensive e bagëtisë, veçanërisht në pjesën veriore të Malit të Zi. Në tokën bujqësore mbizotërojnë kullotat (324.531 ha) dhe livadhet (126.931 ha) dhe së bashku përbëjnë 87% të tokës bujqësore në vend.

Tokat e punueshme dhe kopshtet e shtëpive mbulojnë më pak se 9% të tokës bujqësore. Këto sisteme zvogëlohen gradualisht (rreth 2% që nga viti 2005), kryesisht për shkak të urbanizimit dhe ndërtimit të infrastrukturës.Nga ana tjetër, sipërfaqja e pemishteve (11.899 ha) dhe e vreshtave (4.386 ha) ngadalë rritet me 7% deri në 9%.Bujqësia është kryesisht intensive dhe përfaqëson një burim të madh ose të rëndësishëm të të ardhurave për rreth 50.000 familje fshatare.Praktikat bujqësore janë me intensitet shumë të ulët. Karakterizohen nga niveli i ulët i mekanizimit dhe/ose i përdorimit të kimikateve. Në kushtet moderne kjo konsiderohet si pengesë për konkurrencën në treg.Megjithatë, këto karakteristika tradicionale të sistemeve bujqësore gjithashtu konsiderohen si mundësi për prodhim organik dhe vendosjen e produkteve ekologjikisht miqësore.

Prodhimi bujqësor me vlerë të lartë natyrore në Mal të Zi

Kullotat dhe livadhet në Mal të Zi janë kryesisht natyrore dhe gjysmënatyrore dhe mbulojnë 450.000 hektarë. Kryesisht shfrytëzohen në mënyrë ekstensive në gati të gjitha rajonet dhe prandaj mund të konsiderohen si tokë bujqësore me vlerë të lartë natyrore (Markovic et al. 2010). Më së shumti janë përqendruar në pjesët veriore dhe veriperëndimore të Malit të Zi (SEAP, 2010).

Zona karstike përbëhet nga rajonet qendrore të komunave të Cetinjës dhe Nikshiqit dhe mbulon 21% të të gjithë territorit të Malit të Zi. Ka një pjesë shumë të vogël të tokës së punueshme (vetëm 8% e zonës), e cila gjendet kryesisht në hone të thella dhe depresione. Kjo karakteristikë, në kombinim me mungesën e ujit, kufizon prodhimin e bimëve (përveç në Nikshiq dhe Grahovsko Polje).Sektori bujqësor më i rëndësishëm në këtë rajon është prodhimi blegtoral, sidomos mbarështimi dhive dhe i deleve, të cilëve u përshtaten kullotat karstike.Në vitet e fundit ka pasur një rritje të lehtë të numrit të bagëtive në Mal të Zi, që ndoshta lidhet me zhvillimin e kapaciteteve përpunuese.

Në Mal të Zi, pemishtet tradicionale janë ende të përhapura, sidomos në pjesën kontinentale të vendit.Shumica e pemëve të ullirit kultivohen në mënyrë tradicionale, pa krasitje të rregullta dhe me rendimente periodike. Në Mal të Zi, terreni malor kufizon prodhimin bujqësor në sistemet e luginave dhe rripin e ngushtë bregdetar. Prodhimi me tarraca dhe muret e thata që ndalojnë gurët që kapin sipërfaqe shumë të cekët janë praktikat tradicionale.Kjo infrastrukturë bujqësore e mirëorganizuar është jashtëzakonisht e ndjeshme ndaj shpopullimit që çon në braktisjen e zonave rurale. Prodhimi i lavërtarisë kryhet vetëm në disa lugina, ku akumulohen depozitat aluviale. Ky prodhim është i kufizuar më tej nga burimet e pakta të ujit. Shumica e familjeve mbajnëngastra të vogla familjare pranë shtëpive të tyre për prodhimin e frutave dhe tëperimeve.Sistemi mbizotërues i bujqësisë është kullotja ekstensive e gjedhëve, deleve dhe dhive në kullota gjysmënatyrore.

Klikoni te shteti për më shumë informacione mbi gjendjen aktuale dhe potencialin për zhvillimin e prodhimit bujqësor me vlerë të lartë natyrore

* Ky emërtim nuk cenon qëndrimet për statusin dhe është në përputhje me Rezolutën nr. 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe me Opinionin e GjND-së „Për deklaratën e pavarësisë së Kosovës“.

Serbia Kosova * Mali I Zi Shqipëria Maquedonia
Top
Warning: Use of undefined constant sr - assumed 'sr' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /home/orcars/public_html/sasb-eu.org/cms/template.php on line 750

Warning: Use of undefined constant en - assumed 'en' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /home/orcars/public_html/sasb-eu.org/cms/template.php on line 751

Warning: Use of undefined constant мк - assumed 'мк' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /home/orcars/public_html/sasb-eu.org/cms/template.php on line 752

Warning: Use of undefined constant sq - assumed 'sq' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /home/orcars/public_html/sasb-eu.org/cms/template.php on line 753