BALLKANI PERËNDIMOR - MAQUEDONIA

Priroda u službi poljoprivrede

Maqedonia ndodhet në pjesën jugperëndimore të Gadishullit Ballkanik. Vendi ka territor malor (79%) të mbuluar me pellgjet e thella dhe lugina (19%) dhe tri liqene të mëdha (afër 2%).Malet në lindje janë pjesë e grupit të vjetër të maleve të Rodopit, ndërsa në perëndim malet janë pjesë e grupit të ri dinarik, në të cilin ndodhet maja më e lartë në Maqedoni – Maja e Korabit (2.764 m). Rrafshi më i madh është Fushëgropa e Pellagonisë, e cila mbulon një sipërfaqe prej 4.000 km².Maqedonia ka tri zona klimatike që mbivendosen dhe që gjithashtu përcaktojnë zonat kryesore bio-gjeografike dhe agro-ekologjike: mesdhetare, kontinentale dhe malore.

Bujqësia në IRJ të Maqedonisë

Bujqësia përbën 13% të PBB-së në IRJ të Maqedonisë. Praktikat bujqësore janë shumë të ndryshme për shkak të përzierjes së veçantë të klimës dhe relievit, kulturës dhe traditave.Në dekadën e fundit, mënyra e shfrytëzimit dhe mbulimi i tokës janë vazhdimisht në ndryshim: pyjet rriten ndjeshëm, ndërsa kullotat janë vazhdimisht në rënie.Në të njëjtën kohë, madhësia mesatare e fermës mbetet e qëndrueshme me rreth 2.5-2.8 ha për fermë.Kjo shpjegohet me faktin se kjo shifër përfaqëson vetëm tokën bujqësore private në pronat familjare. Kooperativat e mëdha dhe kompanitë konsiderohen veçmas.Përveç kësaj, kullotat trajtohen si mjete të interesit publik dhe prandaj menaxhohen nga Ndërmarrja Publike për Menaxhim me Kullotat, dhe si rezultat, kullotat e përdorura nga fermerët nuk merren parasysh në këto vlerësime.

Toka bujqësore me vlerë të lartë natyrore në IRJ të Maqedonisë

Kullotat në IRJ të Maqedonisë janë kryesisht natyrore dhe gjysmënatyrore. Shumica janë të vendosura në zonat malore – Malet e Sharrit, Bistra, Korabi, Jakupica, Suva Gora dhe të tjerë.Peizazhi mozaik i vëllimit të ulët të prodhimit karakterizohet nga kopshtet familjare, pemishtet e vogla tradicionale, pemët individuale, si dhe vreshta brenda familjeve. Varietetet vendore ende kultivohen në kopshte familjare në mënyrë shumë ekstensive. Tipike janë edhe pemishtet tradicionale (kryesisht me dardha, mollë dhe kumbulla) dhe vreshta që kultivohen për konsumin e vetë familjeve.

Drithërat e kultivuara në mënyrë intensive gjenden në ultësira me tokë pjellore dhe mbulojnë rreth 39,7% të sipërfaqes totale të tokës bujqësore. Disa prej tyre janë të rëndësishme për rreth 33 lloje zogjsh nga Aneksi 1 i Direktivës së Zogjve.

Gjedhët, delet dhe dhitë kullosin për gati një vit në sipërfaqet e mëdha të kullotave gjysmënatyrore dhe natyrore në zonat malore. Gjatë dimrit, kopetë migrojnë në rrafshe të IRJ të Maqedonisë qendrore. Mbajtja ekstensive e gjedhëve në bazë të kullotjes praktikohet si nga fermerët individualë për përdorimin personal të tyre, ashtu edhe nga fermat familjare të orientuara kah tregu. Mbarështimi i deleve është gjysmënomad dhe ka një traditë të gjatë në IRJ të Maqedonisë. Më së shpeshti zbatohet në zonat malore përgjatë kufirit të pjesëve veriore, perëndimore dhe lindore të vendit. Më së shumti përdoren racat për prodhimin e kombinuar të qumështit dhe të mishit.

Menaxhimi i kullotave shtetërore në IRJ të Maqedonisë

Pothuajse të gjitha kullotat në IRJ të Maqedonisë (dhe sidomos ato malore) i takojnë shtetit. Menaxhimi i tyre rregullohet me Ligjin për Kullotat (2000).Menaxhmenti i përgjithshëm i është deleguar Ndërmarrjes Publike për Menaxhimin me Kullotat (organ shtetëror). Ftesa për tender për përdorimin e kullotave shpallet çdo vit.Të drejtat e përdoruesit jepen në përputhje me kufijtë natyrorë dhe kapacitetin e kullotjes. Kullotat mbi 1.200 m përdoren për kullotje kryesisht në muajt e verës. Kontratat nënshkruhen për periudhë prej 5 vjetësh dhe fermerët për të drejtën e përdorimit të kullotave paguajnë kompensim për çdo kokë bagëti.

Kohët e fundit, shumë fermerë kanë bërë vërejtje se si menaxhohen kullotat. Për shkak të mungesës së fondeve, Ndërmarrja Publike aktualisht mbledh vetëm kompensimin e fermerëve, pa zbatuar ndonjë masë për përmirësimin e kullotave. Vendet e ushqimit dhe strehëzat për kafshët janë gati të shemben dhe nuk janë ngritur struktura të reja. Rrugët deri te kullotat e largëta nuk mirëmbahen dhe nuk mund të përdoren.Rezultati gjithëpërfshirës është humbja e madhe e zonës së kullotjes dhe të habitateve gjysmënatyrore për shkak të shkurreve dhe të pemëve. (Burim: Stefanova, V., 2010, Kullotat në IRJ të Maqedonisë (Pastures in Macedonia)materiali i papublikuar i punës).

Klikoni te shteti për më shumë informacione mbi gjendjen aktuale dhe potencialin për zhvillimin e prodhimit bujqësor me vlerë të lartë natyrore

* Ky emërtim nuk cenon qëndrimet për statusin dhe është në përputhje me Rezolutën nr. 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe me Opinionin e GjND-së „Për deklaratën e pavarësisë së Kosovës“.

Serbia Kosova * Mali I Zi Shqipëria Maquedonia
Top