BALLKANI PERËNDIMOR - SERBIA

Priroda u službi poljoprivrede

Serbia zë pjesën verilindore të Ballkanit Perëndimor. Terreni i Serbisë varion nga rrafshet e pasura pjellore në rajonin e Vojvodinës veriore deri te guri gëlqeror dhe basenet e lumenjve në lindje, dhe malet dhe kodrat në jugperëndim. Në veri dominon Danubi, ndërsa baseni i Moravës mbulon shumicën e rajoneve malore jugore.Terrenet malore mbulojnë 38.5% të Serbisë, nga të cilat një e treta është mbi 1000 m. Përafërsisht mund të thuhet se në Serbi mbizotëron klima kontinentale në veri, e mesme kontinentale në jug dhe klima malore në malet e larta. Duke u bazuar në topografi, klimë, cilësinë e tokës, sistemet e prodhimit bujqësor dhe zhvillimin socio-ekonomik, Serbia mund të ndahet në tri zona të gjera: Vojvodinë, Serbinë qendrore dhe Serbinë jugore.

Bujqësia në Serbi

Serbia është një vend me dallime të mëdha, si në aspektin e cilësisë së tokës, ashtu edhe në aspektin e sistemit të prodhimit bujqësor dhe nivelit socio-ekonomik të zhvillimit. Kjo është veçanërisht e dukshme në krahasim me zonat rurale të zhvilluara të Vojvodinës dhe zonat rurale malore të margjinalizuara të Serbisë qendrore dhe jugore.Toka bujqësore mbulon rreth 66% të sipërfaqes totale të tokës së punueshme. Bahçet zënë 3.3 milion ha, pemishtet 242 000 ha; dhe vreshtat 58 000 ha.Lëndinat e përhershme mbulojnë 28% të tokës bujqësore. Madhësia e fermave në Serbi është përgjithësisht më e ulët se madhësia mesatare e fermave në vendet evropiane.Mbi 75% e fermave private kanë sipërfaqen më të vogël se 5 ha, dhe më pak se 5% kanë më shumë se 10 ha. Për shkak të vogëlsisë së tyre, shumica e fermave prodhojnë vetëm sa për konsumin e familjeve të tyre ose fermerët shesin vetëm një pjesë të vogël të prodhimeve.


Bujqësia dhe natyra e Serbisë janë të lidhura ngushtë me burimet natyrore, peizazhet tradicionale bujqësore dhe biodiversitetin e zonave rurale.Sistemet e prodhimit bujqësor janë bërë të diferencuara rajonalisht:


      1) Sipërfaqja e kultivimit të perimeve dhe të bagëtisë, e cila përfshin rrafshet dhe sipërfaqet e sheshta në luginat e lumenjve;
      2) Zona e përzier bujqësore: blegtoria dhe rajoni i frutave dhe/ose i vreshtave që shtrihet përgjatë terrenit kodrinor;
      3) Rajoni blegtoral që përfshin zonat malore ku burimet mbizotëruese janë lëndinat natyrore dhe gjysmënatyrore.

Prodhimi bujqësor me vlerë të lartë natyrore në Serbi

Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Republikës së Serbisë identifikoi fushat potenciale bujqësore me vlerë të lartë natyrore në Serbi në vitin 2010.Hulumtimi bazohet në qasjen e EEA (Agjencia Evropiane e Mjedisit), duke përdorur bazat e të dhënave kombëtare të disponueshme. Rezultatet tregojnë se toka potenciale bujqësore me vlerë të lartë natyrore mbulon 1.187 milion ha (rreth 20% të sipërfaqes bujqësore). Shumica e tyre janë siperfaqet barore që mbulojnë rreth 1 milion ha.Ekspertët vlerësojnë se sipërfaqja totale e tokës bujqësore me vlerë të lartë natyrore në Serbi është ndoshta më e lartë, pasi qasja ndaj vlerësimit nuk ka përfshirë plotësisht tokën bujqësore mozaike ose tokën bujqësore të banuar nga llojet e rralla.


Në Serbi, në sistemet bujqësore në zonat pjellore rrafshinore në veri (Vojvodinë) dhe në pjesët qendrore të vendit dominon prodhimi intensiv i drithërave dhe ibimëve industriale, si dhe fermat e lopëve mjelëse në mbarështim intensiv. Në rajonet më pak pjellore dhe kryesisht malore të Serbisë jugore, sistemet bujqësore janë më të larmishme (perimtaria, vreshtaria dhe prodhimi i foragjerevesi mbështetje për blegtorinë).Metodat e prodhimit janë kryesisht të intensitetit të ulët, të punës intensive dhe shumë të fokusuara në prodhimin gjysmënatyror. Fermat shpesh kanë një ngastër pyjore, rrallë më të madhe se një hektar, kryesisht për të siguruar ngrohje. Kullotja ekstensivenë zonat pyjore malore ka mundësuar zhvillimin e diversitetit të konsiderueshëm bimësor në kullota në lartësi.Disa nga sipërfaqet barore shfrytëzohen në kombinim me kullotjen ekstensive dhe kositjen e vonë (Njegovan, 2006).

Klikoni te shteti për më shumë informacione mbi gjendjen aktuale dhe potencialin për zhvillimin e prodhimit bujqësor me vlerë të lartë natyrore

* Ky emërtim nuk cenon qëndrimet për statusin dhe është në përputhje me Rezolutën nr. 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe me Opinionin e GjND-së „Për deklaratën e pavarësisë së Kosovës“.

Serbia Kosova * Mali I Zi Shqipëria Maquedonia
Top