BALLKANI PERËNDIMOR - SHQIPËRIA

Priroda u službi poljoprivrede

Shqipëria është një shtet kryesisht malor, që ndodhet në jug të Ballkanit Perëndimor, midis zonës klimatike kontinentale dhe mesdhetare. Gjeografikisht, Shqipëria është shumë e ngushtë në krahasim me gjatësinë e bregut të saj, kështu që Deti Adriatik dhe Jon ndikojnë ndjeshëm në klimën, florën dhe faunën e një pjese të madhe të vendit.Terreni malor, në kombinim me pozicionin në vendin e takimit të zonave të ndryshme klimatike, krijon kushte ideale për zhvillimin dhe mbijetesën e një numri të madh të llojeve endemike të bimëve dhe të kafshëve.

Bujqësia në Shqipëri

Sektori bujqësor vazhdon të jetë një nga sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë shqiptare.

56% e popullsisë jeton në zonat rurale, ku bujqësia është aktiviteti kryesor.
53% e prodhimit total bujqësor është blegtoria.

Prodhimi bujqësor u rrit me një mesatare prej 3% në mes të viteve 2002 dhe 2006. Rritja e rendimenteve është veçanërisht e lidhur me rrush, patate, qumësht, vezë dhe fruta.Përveç kësaj, prodhimi i frutave u rrit me 70%, prodhimi i ushqimit me origjinë shtazore me 21% dhe prodhimi i frutave me 10%.Përveç kësaj, edhe prodhimi i perimeve u rrit ndjeshëm, sidomos në serra. Nga ana tjetër, sipërfaqja e arave nën grurë u zvogëlua ndjeshëm.

73% e fermave janë të mekanizuara; 24% përdorin vetëm tërheqjen e kafshëve dhe 3% punë dore.

Problemet kryesore që lidhen me bujqësinë janë: largimi i popullsisë nga zonat rurale; madhësia shumë e kufizuar e fermave (mesatarisht 1.1 ha ndahet në 3.9 ngastra, krahasuar me mesataren e BE-së, 25 ngastra prej 23 ha); marketingu i dobët i produkteve; sistemet e pazhvilluara të ujitjes dhe të kullimit; niveli i ulët teknologjik; organizimi i dobët i fermerëve dhe niveli i ulët i zhvillimit të industrisë përpunuese.Në përgjithësi, ka pak interesim për të investuar në aktivitete bujqësore(NSSED, 2003, Zdruli, 2000).

Toka bujqësore me vlerë të lartë natyrore në Shqipëri

Në Shqipëri ka rreth 400.000 hektarë me kullota natyrore. Fushat më të mëdha të kullotave verore gjenden në rrethin e Tropojës, Dibrës, Kukësit, Korçës, Gjirokastrës dhe Kolonjës.Kullotat verore shfrytëzohen rreth 150 ditë në vit, nga 15 maji deri më 15 tetor. Kullotat dimërore ndodhen përgjatë zonave bregdetare dhe kodrinore midis 400-800 mnm. Masivet më të mëdha të kullotave dimërore janë Delvina dhe Vrina (Sarandë), Karaburuni, Shushica dhe kullotat midis lumenjve Vjosa dhe Shushica (Vlorë), Mallakastra (Fier) dhe Dumreja (Elbasan).

Peizazhi mozaik i prodhimit të ulët në Shqipëri zakonisht përbëhet nga perimoret, ngastrat e punueshme, pemishtet, vreshtat dhe lëndinat. Pemishtet dhe vreshtat tradicionale dhe që kultivohen në ngastra shumë të vogla janë kryesisht të vendosura në pjesët qendrore dhe juglindore të vendit (Parku Kombëtar i Prespës).

Sistemi tipik bujqësor në Shqipëri përfshin lëndinat erëndësishme natyrore dhe gjysmënatyrore. Historikisht, në Shqipëri pothuajse nuk përdoren plehrat kimike për të rritur produktivitetin e kullotave. Sistemet ekstensive dhe tradicionale të mbarështimit të kafshëve përdorin llojet vendase të kafshëve, kryesisht gjedhët, gomarët, derrat dhe dhitë vendore. Fermat e vogla me 10 deri në 30 kafshë (kryesisht delet dhe dhitë) ende dominojnë. Megjithatë, ka një trend të rritjes së numrit të fermave të mesme me një mesatare prej 150 kafshësh për kope në pjesën jugore të vendit. Deri kohët e fundit, blegtoria shtegtare praktikohej në të gjithë vendin, por tani është e kufizuar kryesisht në pjesët juglindore të Shqipërisë.

Klikoni te shteti për më shumë informacione mbi gjendjen aktuale dhe potencialin për zhvillimin e prodhimit bujqësor me vlerë të lartë natyrore

* Ky emërtim nuk cenon qëndrimet për statusin dhe është në përputhje me Rezolutën nr. 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe me Opinionin e GjND-së „Për deklaratën e pavarësisë së Kosovës“.

Serbia Kosova * Mali I Zi Shqipëria Maquedonia
Top
Warning: Use of undefined constant sr - assumed 'sr' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /home/orcars/public_html/sasb-eu.org/cms/template.php on line 750

Warning: Use of undefined constant en - assumed 'en' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /home/orcars/public_html/sasb-eu.org/cms/template.php on line 751

Warning: Use of undefined constant мк - assumed 'мк' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /home/orcars/public_html/sasb-eu.org/cms/template.php on line 752

Warning: Use of undefined constant sq - assumed 'sq' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /home/orcars/public_html/sasb-eu.org/cms/template.php on line 753