TOKA DHE PRAKTIKA

Zemljišta i prakse

Tokat bujqësore dhe praktikat me vlerë të lartë natyrore.


Toka bujqësore me vlerë të lartë natyrore është toka bujqësore me intensitet të ulët të shfrytëzimit, e karakterizuar nga pasuria e llojeve bimore dhe shtazore dhe është habitat i rëndësishëm për shumë lloje të rralla dhe të rrezikuara që nuk mund të mbijetojnë në një zonë bujqësore të shfrytëzuar intensivisht. Toka bujqësore me vlerë të lartë natyrore është e rëndësishme për ruajtjen e habitateve gjysmënatyrore që konsiderohen kyçe për pasurinë e bimëve dhe të kafshëve në zonën bujqësore.


Ekzistojnë tri lloje kryesore të tokës bujqësore me vlerë të lartë natyrore (pa kufij të përcaktuar qartë mes tyre):


      Tipi 1
      Toka bujqësore me përqindje të lartë të bimësisë gjysmënatyrore ose natyrore (livadhe dhe kullota gjysmënatyrore);
      Tipi 2
      Toka bujqësore me mozaik të habitateve të ndryshme natyrore dhe gjysmënatyrore dhe me intensitet të ulët të shfrytëzimit të tokës (pyje, gjerdhe me shkurre, liqene dhe habitate të tjera brenda tokës bujqësore);
      Tipi 3
      Toka bujqësore e banuar nga llojet e rralla ose nga një përqindje e lartë të popullatës evropiane dhe botërore.

Praktikat bujqësore me vlerë të natyrore janë praktikat bujqësore ose blegtorale jointensive, të cilat zbatohen në toka me vlerë të lartë natyrore.Ato përfshijnë praktika të zakonshme bujqësore, siç është lëvrim, korrje, kositje, kullotje, mirëmbajtja e pemishteve dhe të ngjashme, të cilat kryhen në një mënyrë që ruan natyrën dhe biodiversitetin.

Lexoni më shumë për tokat specifike me vlerë të lartë natyrore, si dhe për praktikat që kryhen në to:

KULLOTA DHE LIVADHE

Kullotat janë lloji i tokës bujqësore që shfrytëzohet në blegtori për kullotjen e bagëtisë, kurse livadhet shfrytëzohen për të siguruar ushqimin e kafshëve gjatë periudhës së dimrit.

KULLOTA DHE LIVADHE

Këto toka bujqësore mund të kenë vlerë të lartë natyrore nëse nuk i nënshtrohen përpunimit intensiv dhe nëse ruhen karakteristikat e tyre gjysmënatyrore, d.mth. nëse pavarësisht nga zbatimi i praktikave të caktuara bujqësore ato përfaqësojnë habitatin e një numri të madh të llojeve bimore dhe shtazore.

Pašnjaci i livade

Braktisja e kullotave dhe e livadheve mund të çojë në zhdukjen e tyre, pasi janë lloje gjysmënatyrore të tokës, të formuara dhe të mbajtura nga njeriu. Pa kositjen dhe praninë e kafshëve, të cilat duke kullosur, kontrollojnë zhvillimin e bimësisë, kullotat dhe livadhet rriten dhe zhduken me shpejtësi të madhe dhe bashkë me to zhduken të gjitha llojet e egra që varen nga këto habitate. Nga ana tjetër, kalimi në prodhim intensiv bujqësor ose ndryshimi i shfrytëzimit të tokës (p.sh. transformimi i livadheve në arë) është një tjetër ekstrem, sepse me intensifikimin e prodhimit bujqësor humbet vlera e lartë natyrore të këtyre habitateve të rëndësishme.


Praktikat që mund të ruajnë vlerën e lartë natyrore të kullotave dhe të livadheve:

1. Kullotje me rotacion


  • Në rastin e kullotave të mëdha, kullotja me rotacion është një praktikë ideale që mund të mundësojë shfrytëzimin e qëndrueshëm të tokës.Kjo praktikë kryhet përmes rrethimit me gardh të disa pjesëve të kullotës, që kufizon lëvizjen e kafshëve. Gardhi lëviz çdo ditë (varësisht nga madhësia e kullotës dhe nga numri i kafshëve) në tjetër pjesë të kullotës. Kështu, sistemi nuk soset sepse rifreskohet vazhdimisht dhe kafshët ushqehen me bimësi më të larmishme (jo vetëm me llojet më të preferuara), gjë që lejon shfrytëzim më të madh të kullotave (zhvillimi i bimësisë në një pjesë të kullotës, ndërsa kafshët janë të përqendruara në pjesën tjetër, të rrethuar).Toka e menaxhuar në këtë mënyrë merr vlera të larta natyrore dhe me kalimin e kohës bëhet e qëndrueshme.

2. Kositja e planifikuar


  • Kjo praktikë e menaxhimit lidhet kryesisht me tokat livadhore të shfrytëzuara për rritjen e barit, që në formë të sanës përdoret si ushqim për bagëti gjatë muajve të dimrit. Për të filluar kositjen, përcaktohet një datë në raport me aktivitetet e botës së egër bimore dhe shtazore. Ajo datë varet nga klima vendore dhe lartësia nga niveli i detit, por vihet re që ajo të jetë një datë kur zogjtë dhe këlyshët e tjerë të popullsisë së blegtorisë të rriten mjaftueshëm për të shpëtuar nga kosa dhe kur bimët të piqen në mënyrë që të mund të përhapin farat në livadh, gjë që siguron që ai dhe vitin e ardhshëm të jetë frytdhënës.
PEMISHTE
TRADICIONALE

Pemishtet janë llojii tokës bujqësore që menaxhohet me qëllim të kultivimit të frutave. Në parim me plantacionet që karakterizohen nga prodhimi më intensiv, pemishtet përfaqësojnë një lloj tradicional të tokës që ka dobi të shumëfishta.

PEMISHTE TRADICIONALE

Pemët në pemishte mund të ndryshojnë përbrenda në aspektin e vjetërsisë,llojit ose varietetittë frutës. Varietetet e vjetra të frutave janë veçanërisht rezistente ndaj sëmundjeve dhe dëmtuesve të ndryshëm, sepse kanë zhvilluar mekanizma mbrojtës gjatë procesit të evolucionit. Për këtë arsye preparatet kimike, si pesticide ose plehra artificiale përdoren rrallë në sisteme të tilla. Pemishtet janë pjesë e rëndësishme e peizazhit në tërë Ballkanin Perëndimor.Bimësia shoqëruese e pemishteve është shtëpi e shumë llojeve të kafshëve të egra dhe në këtë kuptim frutat kanë një ndikim të madh në ruajtjen e biodiversitetit.


Tradicionalni voćnjaci



Praktikat që mund të mbajnë vlerën e lartë natyrore të pemishteve tradicionale:

1. Shmangia e djegies së barit ose të pemëve në pemishte


  • Përveç se djegia e ndonjë pjese të pemishtes është e rrezikshme për shkak të mundësisë së përhapjes së zjarrit në tokën bujqësore ose ekosistemet natyrore përreth, kjo praktikë është e rrezikshme për vetë pemishten.Kontrolli i përhapjes së zjarrit është i diskutueshëm sidomos në zonat malore, ku shpesh nuk ka rrjetë ujësjellësish dhe ku këto pemishte janë më të shpeshta.Shmangia e kësaj praktike lejon shfrytëzimin e pemishteve për qëllime të tjera përveç për kultivimin e frutave, p.sh. për kullotjen e bagëtisë ose kultivimin e barit për sanë.

2. Përdorimi i trajtimeve të mbrojtjes së bimëve vetëm në rrethana ekstreme


  • Spërkatja e tepërt e bimëve në pemishte me preparate kimike ndikon në reduktimin e vlerës së saj natyrore. Preparatet kimike që përdoren pa mbikëqyrjen e ekspertëve në pemishte mund të hyjnë në metabolizmin e bimës dhe të qëndrojnë në frytet e saj.Duke përdorur këto fruta në ushqim, njerëzit mund të fusin tërthorazi substanca të dëmshme në organizmin e tyre. Përveç kësaj, bletët dhe pjalmuesit e tjerë janë jashtëzakonisht të ndjeshëm ndaj pesticideve. Hulumtimet tregojnë se mbi 95% e pesticideve nuk arrijnë te lloji i synuar i etiketuar si i dëmshëm, por te bimët dhe kafshët e tjera, të cilat shpesh janë të dobishme.
ARA

Arat përfaqësojnë llojin e tokës bujqësore që shfrytëzohet për qëllime të lavërtarisë. Në to kultivohen kulturat bujqësore, zakonisht drithërat ose bimët industriale dhe foragjeret.

ARA

Shumë ara kanë një kufi fushor, zakonisht të përbërë nga bari, shkurre dhe bimësi të tjera, dhe që është jashtëzakonisht i rëndësishëm për llojete kafshëve të egra, të cilat këtë pjesë margjinale të arës përdorin si strehim ose fole.

Është gjetur se këta kufij mund të çojnë në rritjen e biodiversitetit të kafshëve të egra dhe të llojeve bimore në atë zonë. Shpesh ndodh që shumë zogj bëjnë fole në të mbjella, kështu që janë në rrezik nga kositja e makinave dhe aktivitetet e tjera bujqësore.


Oranice



Praktikat që mund të ruajnë vlerën e lartë natyrore të arës:

1. Korrja nga qendra drejt periferisë dhe përdorimi i pajisjes për të përzënë ose frikësuar kafshët


  • Në këtë praktikë, është e rëndësishme që shirësi të ketë pajisje shtesë që instalohet në pjesën e përparme të makinës dhe shërben për të përzënë kafshët jashtë fushës para se ajo pjesë të korret. Për shkak të kësaj, është shumë e rëndësishme që korrja të fillojë nga pjesa qendrore e fushës dhe pastaj shirësi të qarkullojë në zonën më të gjerë, duke i lejuar kafshët të ikin në periferi. Kjo praktikë nuk i merr kohë shtesë fermerit, as nuk kërkon përpjekje shtesë dhe është shumë e rëndësishme për të gjitha kafshët që përdorin arat si habitatin e tyre.

2. Mirëmbajtja e pemëve, gjerdheve dhe bimësisë me shkurre në arë


  • Mirëmbajtja e elementeve natyrore siç janë gjerdhet dhe bimësia me shkurre dhe pemët individuale në ara është e rëndësishme për ruajtjen e pamjes së peizazhit mozaik. Një peizazh i tillë ka vlerë të lartë natyrore sepse ruan pasurinë e bimëve dhe të llojeve të kafshëve, të cilat përdorin këtë bimësi mozaike për lëvizje, pushim, ushqim ose vendbanim. Kjo praktikë përfshin krasitje të herëpashershme të gjerdheve me shkurre në margjinat e arave. Në rast se ekzistojnë pemët individuale në ara, rekomandohet që ato të lihen aty, d.m.th. të mos priten. Me mirëmbajtjen e bimësisë me shkurre parandalohet erozioni i tokës, sepse këto bimë kanë një sistem rrënjor shumë të degëzuar dhe të fortë.Shumë prej bimëve që përbëjnë gjerdhe me shkurre kanë rëndësi të madhe për njeriun. Një nga bimët e shpeshta në ara është Prunus spinosa, e njohur në popull si kumbulla e egër. Kjo bimë është shëruese dhe në Ballkanin Perëndimor përdoret në mjekësi popullore për shekuj.


Top
Warning: Use of undefined constant sr - assumed 'sr' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /home/orcars/public_html/sasb-eu.org/cms/template.php on line 750

Warning: Use of undefined constant en - assumed 'en' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /home/orcars/public_html/sasb-eu.org/cms/template.php on line 751

Warning: Use of undefined constant мк - assumed 'мк' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /home/orcars/public_html/sasb-eu.org/cms/template.php on line 752

Warning: Use of undefined constant sq - assumed 'sq' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /home/orcars/public_html/sasb-eu.org/cms/template.php on line 753