PARTNERË

O projektu

Projekti zbatohet nga konsorciumi rajonal i organizatave të shoqërisë civile nga Shqipëria (Instituti i Politikave Mjedisore), Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë (FLOROZON), Kosova * (NGO AKTIV) dhe Mali i Zi (Qendra për Mbrojtje dhe Studim të Shpendëve - CZIP) dhe udhëheqet nga Organizata për Respektin dhe Kujdesin e Kafshëve – ORCA nga Serbia.

Përveç organizatave partnere, në realizimin e projektit përfshihen edhe 15 institucione përgjegjëse partnere dhe shkencore, si dhe OShC-të nga territori i Ballkanit perëndimor, siç janë, nga Serbia: Grupi për përkrahjen institucionale të zhvillimit rural, Ministria e Bujqësisë dhe e Mjedisit (MBM); Drejtoria Veterinare, MBM; Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit (MBM); nga Mali i Zi: Komuna e Tivatit; Fakulteti i Bioteknologjisë, Universiteti i Malit të Zi; nga Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë: Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor; Fakulteti i Bujqësisë, Universiteti Kirili dhe Metodi, Shkup; Lidhja e kooperativave bujqësore në Maqedoni; nga Shqipëria: Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural; Bashkia Kukës; Drejtoria Rajonale e Bujqësisë – Dibër; nga Kosova*: Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural; Agjencia për Zhvillim Rajonal – Veri; Ministria e Zhvillimit Ekonomik.

ORCA

ORCA

ORCA është organizata e shoqërisë civile e cila ndihmon komunitetet në Serbi dhe në Ballkanin Perëndimor të kujdesen për natyrën dhe mirëqenien e kafshëve, në mënyrë që të sigurohetzhvillim shoqëror dhe ekonomik. Vizitoni ueb faqen
Vizitoni ueb faqen: www.orca.rs

IEP

Institut za politiku životne sredine (IEP)

Instituti i Politikave Mjedisore (IEP) është një organizatë jo-fitimprurëse për mbrojtjen e mjedisit, e cila i është përkushtuar përparimit të qëndrueshmërisë mjedisore në Shqipëri nëpërmjet politikave, projekteve, programeve, ndërgjegjësimit, zhvillimit dhe shpërndarjes së informacioneve.
Vizitoni ueb faqen: iep-al.org

FLOROZON

Centar za demokratiju u oblasti životne sredine FLOROZON

Qendra demokratike FLOROZON në fushën e mjedisit merret me zhvillimin e demokracisë në fushën e mjedisit dhe avokon reformën e politikës mjedisore.
Vizitoni ueb faqen: florozon.org.mk

AKTIV

AKTIV

AKTIV është një organizatë e shoqërisë civile e cila ka për qëllim përfshirjen në masë të gjerëtë komunitetit serb në ndërtimin e së ardhmjes participative, paqësore dhe prosperitete të rajonit.
Vizitoni ueb faqen: www.ngoaktiv.org

CZIP

Centar za zaštitu i proučavanje ptica (CZIP)

Qendra për Mbrojtje dhe Studim të Shpendëve (CZIP) merret me mbrojtjen e shpendëve dhe të llojeve bimore dhe shtazore të tjera, të habitateve të tyre, si dhe mbikëqyrjen e biodiversitetit të Malit të Zi, edukimin e qytetarëve, popularizimin e hulumtimeve shkencore, ashtu edhe me bashkëpunim me organizatat e tjera brenda dhe jashtë shtetit.
Vizitoni ueb faqen: www.birdwatchingmn.org


*Ky emërtim nuk cenon qëndrimet për statusin dhe është në përputhje me Rezolutën nr. 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe me Opinionin e GjND-së „Për deklaratën e pavarësisë së Kosovës“.



Top