RRETH PROJEKTIT

O projektu

Projekti rajonal „Bujqësi e qëndrueshme për një Ballkan të qëndrueshëm: Fuqizimi i organizatave të shoqërisë civilepër avokim dhe zhvillim të politikave në Ballkanin Perëndimor“ ka për qëllim fuqizimin e kapaciteteve të organizatave të shoqërisë civile për avokim publik dhe zhvillim të politikave rajonale në fushën e bujqësisë së qëndrueshme, mbrojtjen e biodiversitetit dhe mirëqenien e kafshëve në Ballkanin Perëndimor.

KJO ARRIHET PËRMES:

      1) Fuqizimit të organizatave të shoqërisë civile për avokim publik përmes programit të veçantë Grant & Training, i cili ka për qëllim realizimin e trajnimeve të organizatave të shoqërisë civile në fushën e zhvillimit organizativ dhe të avokimit, ofrimin e mbështetjes mentorale për zhvillimin e projekteve të avokimit në fushën e bujqësisë së qëndrueshme, si dhe financimin e projeteve më të mira.
      2) Krijimit të propozimit të nje kuadri të politikës rajonale për mbrojtjen e biodiversitetit dhe të mirëqenies së kafshëve në bujqësi në territorin e Ballkanit Perëndimor. Kjo detyrë realizohet nga Platforma Rajonale e Punës e cila bashkon organet shtetërore, sektorin civil dhe komunitetin shkencor.
      3) Informimit dhe përfshirjes së publikut përmes organizimit të trajnimeve për përfaqësuesit e mediave dhe krijimit të materialeve edukative mbi dobitë socio-ekonomike të bujqësisë së qëndrueshme, mbrojtjes së biodiversitetit dhe mirëqenies së kafshëve

Përveç kësaj, nëpërmjet këtij projekti realizohen dy hulumtime të rëndësishme mbi kapacitetet e OShC-ve, përkatësisht mbi qendrimet e publikut për sektorin civil në fushën e bujqësisë dhe të mbrojtjes së mjedisit në territorin e Ballkanit Perëndimor.

Top